TIRANE- Qeveria shqiptare do të ndërhyjë me investime në infrastrukturën rrugore si dhe në sistemimin përfundimtar të furnizimit më ujë të pijshëm dhe energji të zonës turistike të Jugut. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime në Dhërmi dhe në Borsh, ku ka theksuar investimet e parashikuara në zonë.