Rama përgëzon Spiropalin për
realizimin e të ardhurave te Doganat

Rama përgëzon Spiropalin për<br />realizimin e të ardhurave te Doganat
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur lajmin për realizimin e të ardhurave me 105 % për muajin tetor nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i bërë publik nga kreu i këtij institucioni Elisa Spiropali.

Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë ndalet tek situata e rënduar tek doganat nga qeveria e mëparshme, ndërsa ka theskuar se “tashmë janë bërë ndryshimet e nevojshme në administratë për t’i shërbyer me përkushtim ligjit, shtetit dhe sipërmarrësve”.

“Përgëzime Elisa! Jam këtu për t’ju dhënë një lajm të mirë, pas vetëm 31 ditësh në krye të doganave. Kemi trashëguar një situatë shumë të rënduar nga korrupsioni dhe demotivimi i administratës doganore. Por kemi gjetur edhe njerëz profesionistë e të gatshëm për t’i shërbyer me përkushtim ligjit, shtetit dhe sipërmarrësve. Ndërkohë kemi bërë edhe disa ndryshime të domosdoshme në krye të një sërë doganash ku shifrat e të ardhurave kishin rënë në tokë bashkë me trarët e doganës. Në 31 ditë jo vetëm kemi tejkaluar planin, por shumë e rëndësishme të theksohet kemi kaluar ndjeshëm shifrën e muajit tetor krahasuar me realizimin e një viti më parë”, shkruan Rama në faqen e tij në rrjetin social.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit