Rama përkujton Themistokli 
Germenjin: Lavdi heronjve! 

Rama përkujton Themistokli <br />Germenjin: Lavdi heronjve! 
Përmes rubrikës “AMARCORD”, kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 100-vjetorin e shpalljes së Republikës autonome të Korçës, ndërsa ka publikuar edhe një foto ku shfaqet heroi Themistokli Germenji.

Postimi i plotë:
"Kjo fotografi qe per fatin tone eshte gjetur dhe ruajtur nga nje dashnor i historise, shfaq momentin e fjales se heroit Themistokli Germenji, me 10 dhjetor 1916, plot 100 vjet me pare, kur ringriti flamurin e vetqeverimit te Shqiperise per mbare zonen e Korces.

Me mirenjohje perulemi perpara ketij akti te madh patriotik, mbajtur mbi supet e 14 burrave te krishtere e myslimane, qe nuk deshen vetem nje Korce shqiptare, por edhe nje shtet shqiptar ne Korce, me te gjithe atributet e nje fuqie publike ne mbrojtje te rendit e te perparimit dhe ne sherbim te publikut e te qytetareve.

Republika autonome e Korces nuk jetoi gjate jo sepse deshtoi ne misionin e saj, por sepse pati nje sukses qe tejkalonte pritshmerite, duke i shfaqur shqiptaret si nje komb te denje per tu veteqeverisur ne paqe.

Makinacionet qe shkaktuan ekzekutimin e Themistokli Germenjit, nuk munden, gjithsesi, te kthejne prapa perparimin qe beri Korca gjate kohes se vetqeverimit te saj, per tu bere plotesisht shqiptare dhe plotesisht qytetare.

Lavdi heronjve dhe patriotëve të Korçës
".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai