Kryeministri Edi Rama tha se paga minimale duhet të bëhet që nga prilli 320 mijë lekë të vjetra.
' Do e sjellim 2 muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si dhe uljen e taksës mbi pagat nga 1,5 deri në 2 milionë lekë të vjetra. E gjashta, do tërheqim dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do bëhet 320 mijë lekë të vjetra'- tha Rama.
Lajmi kryesor:
7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Kompensim me 3 mijë lekë për produktet e shportës, kategoritë që përfitojnë! Nga prilli paga minimale 32 mijë lekë










