Rama paralajmëron gjyqtarët:
Burg për falsifikimet e pronave

Rama paralajmëron gjyqtarët:<br />Burg për falsifikimet e pronave
Shteti shqiptar do të bëjë një verifikim të detajuar të gjithë regjistrit të pronave, për të evidentuar falsifikimet, mbivendosjet dhe deformimet e pronësisë së tyre. Ky aksion i njoftuar nga kryeministri Rama do të këtë në shënjestër të gjithë abuzuesit, dhe të parët që rrezikojnë janë gjyqtarët të cilët kanë dhënë vendime në dëm të pronarëve të ligjshëm.

Rama tha se me ndryshimet në reformën e drejtësisë, do të bëhet e mundur që këta gjyqtarë abuzues, të humbasin lirinë e tyre. “Nuk është një luftë vetëm me grabitësit, por është një luftë edhe me gjykatësit, sepse janë palë kundërshtarë në këtë proces. Gjykatës, të cilët fshihen pas vendimesh kolegjiale, që kanë marrë dhe formë të prerë në disa shkallë dhe që në këto kushte, aktualisht janë të pandëshkueshëm. Por vetëm aktualisht ama, sepse unë jam i bindur që reforma në drejtësi do të krijojë kushte të reja, për të ndarë shapin nga sheqeri dhe për të ndarë në mënyrë ligjore dhe profesionale, kush meriton të mbajë togën e gjykatësit dhe përgjegjësinë e madhe të të qenit garant i lirive dhe të të drejtave të njerëzve në këtë vend dhe kush nuk e meriton togën e gjykatësit, madje meriton shumë më pak sesa qytetarët e lirë të këtij vendi,”-tha Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje tre raste kur gjyqtarët kishin vulosur tjetërsimin e pronës. “Një rast shumë i freskët në rezervatin e Velipojës. Shkohet në gjykatë për të kërkuar 50 hektarë dhe gjykatësi, me bujarinë e një mbreti apo të një sundimtari sovran, nuk të jep 50, të jep 500. Një rast tjetër, këtu në jug, ku është arritur të neutralizohet tentativa për të regjistruar dhe tjetërsuar 30 hektarë, që përbëjnë një nga gjiret më të mrekullueshme të bregdetit Jon, përmes dokumenteve të falsifikuara, akteve gjyqësore dhe akteve absolutisht të pavlefshme, të cilat janë verifikuar nga ana e Taks-forcës.

Një rast tjetër në plazhin e Durrësit, ku prona e pozicionuar sipas dokumenteve arkivorë të origjinës është në majë të kodrës dhe në brendësi të pjesës së saj, ndërkohë që gjykata e jep në buzë të detit. Spostim spektakolar i një prone abuzive, sepse edhe ajo në majë të kodrës nuk ishte prona e pretendentit. Por ndërsa pretendenti e kërkon në majë të kodrës, gjykata e jep buzë detit,-sqaron Rama. Aksioni do të bëhet e mundur falë një marrëveshjeje ndërinstitucionale që u nënshkrua dje në Vlorë në mbrojtje të pronës.
 
 
Sistemi
“Shteti nuk mundet të mbyllë sytë përpara një fenomeni kanceroz, që në vite ka prekur dhe ka cenuar në qelizë, të gjithë organizmin e sigurisë juridike të pronës”,- u shpreh Rama.

Abuzimet
“Jemi njohur me fakte të tmerrshme dhe të pakontestueshme se si qindra e mijëra hektarë tokë janë vjedhur duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sistemi ka siguruar një lidhje të shkurtër mes grabitësve.”




(v.gj/shqiptarja.com)
 
Shkrimi u publikua sot(30.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat