Rama paralajmëroi 'pastrim' të AKU
arrestohen 2 inspektorët në Pogradec

Vetëm 24 orë pas akuzave të kryeministrit Rama dhe paralajmërimit të dhënë nga ai se do të fillojë “pastrimet” në  AKU, janë arrestuar dy inspektorë të AKU-së mbi të cilët rëndon akuza e “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim”

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë dy inspektorët Vangjel Teodor, 62 vjeç dhe Fridom Ibi, 55 vjeç, të dy banues në qytetin e Pogradecit. Mësohet se dy inspektorët kanë favorizuar kalimin e një sasi prej 4600 kilogramësh rrush industrial, duke krijuar mundësin e shmangies së akcizës.

Dy inspektorët e AKU-së, Feridon Ibi dhe Dashamir Çaushi, të cilët kanë qenë në shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti (ku sasia më e madhe e tij shërbente për prodhim industrial).

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe zotëruesin e kësaj sasie rrushi, Vangjel Teodor,  për të cilin dyshon se ka falsifikuar deklaratat e origjinës së mallit pasi ka bërë shmangien e një sasie prej 2300 kg të kësaj sasie, si edhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore, duke mos e deklaruar se shërbente për prodhim industrial.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti tip furgon me të cilin ishte duke transportuar rrushin, si dhe sasi prej 4600 kilogramëve rrush.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Korçë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi favorizuan një shtetas tjetër, të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial, duke i përpiluar një raport fitosanitar për tjetërsimin e cilësisë të këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

· Vangjel Teodor, 62 vjeç, banues në Pogradec, (nenet 172 e 186)

· Feridon Ibi, 55 vjeç, banues në Pogradec,

· Dashamir Çaushi, 63 vjeç, banues në fshatin Qershizë, të dy me detyrë inspektorë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, (nenet 284 e 25).

Më datë 09.10.2017, shtetasi Vangjel Teodor, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, duke transportuar me mjetin e tij tip furgon me targa PG 4046 B, një sasi prej 4600 kg rrush, të vendosur në 230 arka.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm, ka falsifikuar deklaratat e origjinës së mallit pasi ka bërë shmangien e një sasie prej 2300 kg të kësaj sasie, si edhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore, duke mos e deklaruar se shërbente për prodhim industrial.

Në vijim të këtij rasti, dy inspektorët e AKU-së, shtetasit Feridon Ibi dhe Dashamir Çaushi, duke qenë të planizuar me shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti (ku sasia më e madhe e tij shërbente për prodhim industrial).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip furgon dhe sasia e produktit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 172, 186, 248 e 25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte