Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka ironizuar situatën në partinë opozitare lidhur me zgjedhjet e zhvilluara së fundmi në Humgari. Braho “kërkon ndihmë” për të kuptuar se me kë janë demokratët në arenën ndërkombëtare, me Donald Trump që përkrahu Victor Orban apo George Soros që mbështeti Peter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë.

Duke lexuar postimet e Flamur Nokës, Spaho thotë se nuk di se çfarë të bëjë, të hidhërohet që humbi Orban apo të gëzohet që fitoi Magyar.

Postimi i plotë i Spahos:

Nuk po arrij të kuptoj, ndoshta më ndihmon ndokush: Trump dërgoi Zv. Presidentin Vance në mbështetje të Orban. Foli edhe vetë në mitingun përmbyllës të Orban nga telefoni. Orban humbi zgjedhjet. I bie që humbën edhe Trump e MAGA në Hungari. Aleks Sorosi e përshëndeti nxehtësisht humbjen e Orban dhe fitoren e Magyar. Normal, ai është armik me Orban dhe Trump.

Doktori dhe Muli përshëndetën fitoren e Magyar dhe thanë tani është rradha e Ramës të ikë si Orban. Ne në PD me kë jemi, me Trump apo me Soros? Nuk po arrij ta kuptoj, të gëzohem apo të hidhërohem nga zgjedhjet në Hungari?

Apo kemi të bëjmë me atë këngën:

Mora pushkën dola malit

E luftova për atdhe

Por s’e dija uneë i ziu

Se armiku qe me ne.

Ju lutem më ndihmoni!