Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me departamentin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Partinë Demokratike. Kjo mbledhje u zhvillua në një kohë kur pedagogët po protestojnë për rritjen e pagave, ndërsa në disa universitet kanë bojkotuar edhe mësimin. Në fjalën e tij Berisha tha se universitet sot janë në gjendje skandaloze dhe të rrënuar për shkak të politikës. Sipas tij, në 8 vite janë mbyllur disa shkolla ndërsa është përgjysmuar edhe numri i studentëve. Berisha paralajmëroi sërish protesta të fuqishme në mbështetje të pedagogëve, ndonëse deri më tani nuk ka pasur asnjë protestë edhe pse pati paralajmëruar një shtator të ‘nxehtë’.
“Universitetet janë në rrënim, në shuarje. Po i bëni një shërbim të madh kombit, shoqërisë. Dy herë më shumë duhet të protestojnë bluzat e bardha. Isha në Gramsh, një mjeke më dukej misionare, heroinë, kujdesem për 3 njësi tha, secila ka 7-8 mijë banorë. I ftoj mjekët, i ftoj infermierët, të përmbushin detyrimin e tyre për të shpëtuar sistemin. Në një provë që pati zuri vendin e katërt më të keq në botë, në provën e pandemisë, sepse i tillë qe organizimi që u bë. Por edhe jashtë pandemisë, Tirana është katandisur në 10 qytetet me sistemin shëndetësor më të papërshtatshëm sepse ka një diskonsideratë totale për mjekët, pedagogët, studentët. Ka një preferencë absolute për trafikantët, për të inkriminuarit. Me përparësi absolute trafikantët, të cilët zbatojnë çdo kërkesë të tij në narkoeuro, apo faktorë të tjerë. Kjo protestë e juaja është e një rëndësie shumë të madhe. Shumë shpejt do të fillojmë protesta të fuqishme, në mbështetje të universiteteve, të të gjithëve, nuk mund të pranojmë këtë rrokullisje të madhe”, tha Berisha.
Berisha u ndal edhe në urdhrin e dhënë më parë nga qeveria në vitin 2013 për të ndaluar doktoratat në universitetet publike, për shkak plagjiaturës si dhe dhënies pa kriter e këtyre titujve shkencorë. Për Berishën një vendim i tillë merret vetëm nga dikush që nuk ka ‘abc’ e kërkim shkencor.
“Ky njeri ndaloi me një urdhër prej injoranti, hakmarrës, doktoraturat në universitetet publike. Një vendim të tillë e merr vetëm ai që nuk ka ‘abc’ e kërkim shkencor dhe jetës akademike, ose e merr ai që i urren të dyja. Njeri i cili e shteroi tërësisht fondin për shkencën, centralizoi më shumë se në diktaturë.
Berisha ka ironizuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se në momentin që do të ketë mospërputhje të pagave të pedagogëve, do iu bëhet kontroll pasurie. Berisha tha se do bëjnë ‘vettingun’ e Surrelit, duke iu referuar shtëpisë së kryeministrit.
“Në vend që të trajtojë dhe të adresojë problematikat e mëdha, i kërcënon si në diktaturë, ‘do t’u bëjë vetingun’, do e bëjmë ne vetingun e Surrelit të tij. Do ia bëjmë vetingun, pa asnjë diskutim. Ky flet për pedagogët, bën ky moral, i cili ka firmosur qindra milion euro vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë që i lejon vetes që të bëjë instalacion 4 mln euro në oborr vetëm se i pëlqen atij.
Rama e ka mire, duhet bete kontrolli i pasurise se tyre dhe ata qe nuk e justifikojne sekuesyro si ndertimet, petagoge sharlatan po vrasin te ardhmen e vendit., shifni dijet e student eve te sapo diplomusr per te atdhur keq sepse provimet meren vetem me euro, Saliu e di mire kete prandaj mos reago pa lidhje ...
Përgjigju