Rama parashikoi krizën mes demokratëve në 2017: Luli do të rrahin këta të tutë e do të nxjerrin në rrugë të madhe (VIDEO)

TIRANË- Kriza mes demokratëve dhe pakënaqësia e tyre ndaj drejtimit të Lulzim Bashës ishte diçka që pritej të ndodhte një ditë. Kjo duket se është parashikuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017, madje ai e kishte paralajmëruar kryedemokratin në sytë e të gjithë deputetëve, por edhe shqiptarëve në një seancë plenare në Kuvend.

Shqiptarja.com risjell në vëmendje një video të Ramës nga foltorja e Kuvendit ku i thotë kreut të PD-së se demokratët e tij 'do ta rrahin e më pas do nxjerrin në rrugë të madhe’.

“Guri, o guri hajde se po na rrahin! Hajde guri se po na rrahin! Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim ma dëgjo sot këtu përpara të gjithëve. Unë e di si do shkojë kjo punë dhe mbaje mend në fund këta do të rrahin ty, se do iu ngordhi gomari dhe do i bien samarit dhe pastaj 7x7=42, 1 kg karrota, gjysmë kg presh dhe në fund fare do përfundojë kjo punë që ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe. Pastaj atje në rrugë të madhe si ta kesh fatin ti bashkë me këta sepse nuk është më rrugë pafund, ka një stacion, stacioni është drejtësia e re. Aty do shikojmë pastaj kush jeni ju dhe kush jemi ne“, ka thënë Rama në 2017 në Kuvend.

Demokratët tashmë janë të ndarë mes Bashës dhe Berishës. Situata në selinë blu është mjaft e trazuar pasi ka akuza dhe përplasje mes ish-kryeministrit dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Kjo përplasje nisi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD. Ndërsa ish-kryeministri me nismat e tij të quajtura 'Foltore', kulmoi në protestën në selinë e PD më 8 janar për të marrë selinë.

Çfarë ndodhi në 8 janar? E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës.

SHBA i ka dhënë një tjetër shuplakë Sali Berishës pasi e shpalli non grata duke dënuar përpjekjet e tij për të rimarrë me dhunë Partinë Demokratike. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 17/01/2022 01:40

    Ky parashikim i sakte i shton meritat Rames.Mirpo Andi Bushati nuk e kupton dot akoma sa kot eshte ai vet si analist qe gjoja ben parshikime

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/01/2022 01:30

    Normal qe e parashikoi, ishte koha drejt blerjes se kryetarit te opozites me marreveshjen qe beri po ate vit me Bashen…

    Përgjigju
  • Fadili: 16/01/2022 23:39

    E si mund te ndodhte ndryshe!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione