Rama: Pas 18 majit rihapen fluturimet, sfidë karantinimi i atyre që do të hyjnë

Në kuadër të rihapjes graduale që po bëhet, kryeministri Edi Rama shprehu një tjetër shqetësim pas momentit të rinisjes së fluturimeve nga ajri dhe hyrjeve nga vendet e tjera nga kufijtë tokësorë. Për kryeministrin, sfidë do të jetë respektimi i rregullave të karantinimit.

"Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama mbledh Komitetin Teknik: Kujdes valën e dytë të COVID-it! Po punojmë për rihapjen e transportit me autobusë! Pas 18 majit fluturimet


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë