Rama pas takimit me fermerët në Dvoran: Ata që hedhin prodhimet e tyre janë një pakicë e vogël që s’kontribuojnë në rritjen e eksporteve

Rama pas takimit me fermerët në Dvoran: Ata që hedhin prodhimet e tyre janë një pakicë e vogël që s’kontribuojnë në rritjen e eksporteve

Edi Rama

Pas takimit me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama ka akuzuar mediat se po tregojnë gjysmë të vërtetën. Për fermerët që hedhin prodhimet e tyre, Rama thotë se janë një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eskporteve tona.

“Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!” – shkroi Rama.

Ditën e sotme, Rama ishte në takim me fermerët në Dvoran dhe paralajmëroi se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira.

Ndalur në arritjet e bujqësisë, Rama tha se ky sektori ka njohur arritjet më të mëdha këtë vit, por ende nuk është në nivelin ku qeveria synon ta çojë sektorin e bujqësisë.  Vetëm këtë vit, kreu i qeverisë theksoi se për bujqësinë është dhënë një fond prej 50 mln dollarë, fondi më i lartë i dhënë ndonjëherë për bujqësinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë