Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit, të cilët pretendojnë pronësinë e tokave ku do të ndërtohet resorti luksoz, i cili është pritur me kundërshti e protesta. Një prej banorëve, i tha Ramës se prona është grabitur me dokumente të falsifikuara. Por, Rama i tha se kjo është çështje e drejtësisë.

Banori këmbënguli se për sa kohë janë në proces gjyqësor, në pronë s’duhet të kishte nisu rndërtimi. Por, shefi i qeverisë theksoi se sa kohë nuk ka vendim gjykate, nuk mund të bllokohet toka. Shefi i qeveris ëu ndal edhe tek hetimet e SPAK, i cili ka bllokuar llogaritë e pronarëve që shitën tokat tek kompania e dy vëllezërve nga Katari. Rama tha se nëse shitësit e tokave vërtetojnë plotësisht se pronësinë, ata do të marrin paratë e marra nga shitja, në të kundërt shuma do i kalojë shtetit, me destinacion përfundimtarë pronarët legjitimë.

Pjesë nga biseda

Jam Minella Balliu, një nga pretendentët. Ajo pronë është grabitur me dokumente të falsifikuara.

Edi Rama: Nuk është çështja ime kjo.

Minella Balliu: Jo e juaja, e drejtësisë së korruptuar.

Edi Rama: Po fillove drejtësia e korruptuar. Çfarë të të them unë. E besoni ju që ne kemi një zonë që kemi pronar në det. Kemi parcela në det, jo këtu, në një zonë tjetër. Se parcela të kufizuara mbi tokë jeshile, gjysmë jeshile, kafe, edhe mbi shkëmbinj kam parë pronarë. Por në det, blu deti, aty ka pronar. Këtu është bërë nami me pronën dhe nuk erdhëm ta zbulojmë sot. As po të them që s’ka të drejtë. Mund të kesh shumë të drejtë, po këtë të drejtën ku e gjen. Vetëm tek drejtësia. Këtu ka dhe shumë gjykatës që ka prona.

Banori: Na është mohuar zëri.

Rama: Ja ku jam unë, kam ardhur të dëgjoj.

Banori: Bido ka fol me emra

Rama: I thash je në të drejtën tënde të flasësh atë që mendon, por nuk është gjykatës.

Banori: Prona është në proces gjyqësor dhe s’duhet të kishte nisur asgjë

Edi Rama: Procese gjyqësore janë në të drejtën e gjithsecilit. Nëse dikush mund të hapë proces gjyqësor për këtë godinën, por kjo s’do të thotë që kjo godina s’mund të shembet dhe të ndërtohet një shkollë. Sa kohë s’ka vendim nga gjykata që çështja për të cilën është hapur procesi është një çështje që duhet të ngrijë, vazhdon jetën. Se i bie të gjithë të hapin procese gjyqësore.

Edi Rama: Jemi dakord që projekti të zhvillohet, por prona të kthehet tek pronarët.

Rama: Agjencia i verifikon me kadastrën. Kadastra ka thënë këta janë, nga ana e letrave është ndjekur procedura si për të gjithë të tjerët. Fati në këtë rast, i juaji mund të mos ishte fare në hetim personi në fjalë, ose mund të mos  kishte asnjë lidhje SPAK që ka hyrë në këtë proces krejt natyrshëm . Nëse ju dilni pronar, paratë që janë të ngrira i konfiskohen dhe bëhen para të shtetit dhe shteti merret me pronarë. Urdhëro leket dhe vazhdo punën. SPAK ka punën e vet, ne punën tonë.


Lajmi kryesor:

Rama takim me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë! 500 mijë veta të dalin në protestë, s’mjaftojnë për të ndalur projektin