Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij zyrtare në Kinë, ka mbajtur një leksion për studentët dhe akademikët në Universitetin e Tianjinit.
 
Gjatë fjalës së tij Rama ka shprehur besimin se pavarësisht sipërfaqes dhe popullsisë së saj, Shqipëria përbën një përjashtim për Kinën. Ai ka kujtuar edhe faktin se ka qenë pikërisht Shqipëria në vitin 1963 ka propozuar anëtarësimin e Kinës në Kombet e Bashkuara.

rama

“Shqipëria është vendi që në vitin 1963 propozoi anëtarësimin e Kinës në Kombet e Bashkuara dhe paraqiti një rezolutë që Kina të pranohej si anëtare e plotë në gusht 1971. Rezoluta, me firmat e 23 vendeve, çoi në pranimin e Kinës me 2/3-t e votave më 25 tetor 1971.”- tha Rama.
 
Më pas kryeministri foli edhe për aspektin e reformave të ndërrmarra nga qeveria, të cilat kanë në focus thithjen e investimeve të huaja dhe kineze. Ndërsa ka vlerësuar marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Kinës duke shtuar se do të bëjë gjithçka që ato të bëhen të shkëlqyera. Ndërkohë shtoi se ka shtuar se duam të nxisim investimet kineze në bujqësi, turizëm, energjetik,infrastrukturë dhe se janë mbi 30 lloje të ndryshme marrëveshjesh në zbatim midis dy vendeve.
 
Gjithashtu Rama ka folur edhe për ndryshimet e sjella në qeveri pas rotacionit politik, sipas tij qeveria e Rilindjes e vendosur të ndryshojë modelin ekonomik.
 
“Për qeverinë e koalicionit në Shqipëri, rilindje do të thotë së pari një ndryshim i qasjes ndaj qeverisjes, që do t'u jepte qytetarëve një qeveri të popullit dhe për popullin, dhe një kabinet qeverisës që udhëhiqet nga ndjenja e detyrës dhe jo e pushtetit.”-tha Rama.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Universitetin e Tianjinit në Kinë 
 
Rama : Në Universitetin e Tianjinit për Shqipërinë e re
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar ka bërë të ditur se temë kryesore e leksionit të mbajtur prej tij ka qenë Shqipëria e re, dhe rilindja që qeveria që ai drejton kërkon të sjellë në vend.
 
Siç thekson Rama në postimin e tij, në leksion u prezantua historia e Shqipërisë, synimet e vendit për të ardhmen dhe vullneti për të ndryshuar, në perspektivën evropiane.
 
“Ne Universitetin e Tianjinit për Shqipërinë e re, historinë e të ardhmen, vullnetin për ndryshim, Rilindjen qe duam.” shkruan Rama
 
Kreu i qeverisë, ndodhet tashmë prej 3 ditësh në Kinë, ku gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ndërsa zhvilloi edhe një takim zyrtar me homologun e tij kinez, Li Keqiang. 
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)