Rama: PD çift surprizë në Vlorë
Vangjelin me Dashin e Havasë

Rama: PD çift surprizë në Vlorë<br />Vangjelin me Dashin e Havasë
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Vlora listën e Partisë Demokratike në këtë qark.
 
Gjatë një takimi elektoral me banorë të Amantias në Vlorë, Rama u shpreh se PD ka sjellë një çift surprizë, Vangjel Dulen e minoritetit grek dhe Dashamir Tahirin sipërfaqësues të çamëve.
 
PD solli një çift këtu, pas çiftit surprizë unë me Lulin, solli këtu Vangjel Dulen dhe Dashin e Havasë.
 
A e kuptoni që do shkoni të votoni që të çoni Vangjelin në Parlament? Të çosh prapë Vangjel Dulen në Parlament, jo se i përket minoritetit, por se e tradhtoi minoritetin dhe merreni me mend sa besnik mund t'i qëndrojë Vlorës. Gjithë komuniteti çam në Vlorë, do turret të mbledhë votat për Vangjelin që të shkojë të kapë Dashin.
 
Dashin harrojeni, nuk arrini dot ta bëni deputet. Vangjeli nuk ka për të marrë asnjë votë në minoritet, por do marrë Dashin me vete dhe do iu thotë më votoni.
 
I pari në listën e Vlorës, kush është, nuk e njeh njeri
”, tha Rama. 

Rama: Partitë e vogla garante të tepsisë, jo të demokracisë
Edhe nga Vlora, Edi Rama kërkoi votë kundër partive të vogla. Kreu i qeverisë u shpreh se të vegjlit nuk garantojnë demokracinë, por duan pushtet. 

"Nuk janë garante të demokracisë, janë vetëm garante të tepsisë. Secila do një pjesë të tepsisë. Ne jemi në kushtet kur mbi bazën që kemi ngritur, mbi punët që kemi bërë, eksperiencën që kemi fituar dhe mbi të gjitha me vendosmërinë që kemi treguar mund të bëjmë shumë e shumë më tepër sesa bëmë, nëse na jepni timonin e qeverisjes", u shpreh Rama.  

Po na e dhatë timonin vetëm, deri në shtator ne do shkojmë e vijmë me njerëzit për të bërë programin e transformimit më të madh që ka bërë ky vend. Po na latë të tjerë, do na ikë vera kë do marrim, kë s’do marrim. Na shpëtoni nga këta që ta bëjmë Shqipërinë që duam një orë e më parë", shtoi kreu i qeverisë. 

"PD, gjysmagjel, Basha premton rrugë për të vdekurit"
Duke komentuar deklaratat e Bashës se opozita rrëzoi gjysmën e qeverisë, Rama tha se ai e ka kthyer PD-në në parti gjysmagjel. Kreu i qeverisë ka ironizuar edhe premtimet Bashës duke theksuar se është gati të premtojë rrugë për të takuar të gjallët me të vdekurit. 

"Më vjen për të qeshur kur dëgjoj Lulin që thotë rrëzuam gjysmën e qeverisë, ejani të rrëzojmë edhe gjysmën tjetër.

E ka katandisur atë parti në gjysmagjel që këndon vetëm kur hapet televizori. Sa del para kamerave është bilbil, premton gjithçka”. 

Jam i bindur se po t'i thuash premto që Republika e Re do ketë një linjë udhëtimi për familjet që të takojnë të ndjerët ditën e diel, jam i bindur se do e premtojë. Nuk e ka problem të premtojë pensione vardas, ushqim në të gjithë Shqipërinë, subvencione për bujqësinë që deti të bëhet kos e të vijë e të ngjitet deri këtu.

Kur kandidoi për bashkinë e Tiranës iu premtoi se çmimin e bukës do ta vendoste bashkia, jo çmimin e bukës që nuk vendosi, por as sahatin e Tiranës nuk e rregulloi dot katër vjet. 

Katër metra ishte larg zyrës. Kjo s'është barcaletë, kjo është për të qarë, një e vërtetë për të qarë. S'na detyroi njeri të nxirrnim Lulin nga çadra, po të donim pushtet për vete, jo vetëm do ta kishim gati, por të gjitha forcat miqtë, partnerët ndërkombëtarë do të fajësonin PD-në. Si e rrëzoi Luli qeverinë kur kishte kundër të gjithë botën?

U desh këmbëngulja jonë, durimi im heroik për t'iu lutur Lulit muaj e muaj, siç nuk kisha menduar kurrë se do t'i lutesha ndonjërit, as ndonjërës, se ndonjërit jo se jo. Por për ne Shqipëria vjen e para. 

Bëmë marrëveshje jo për të bashkëqeverisur, por për të pasur gjithë sy e veshë te zgjedhjet deri në datën 25 qershor. Kjo që Shqipëria të ketë për herë të parë zgjedhje të cilat nuk kontestohen e kthehen në histori përçarje mes njerëzve dhe pas kësaj Shqipëria të shkojë dhe të hapë derën për t'u anëtarësuar në BE. 

Kjo është PS. Dhe prandaj iu them atyre të lëkundurve, atyre që votojnë PD-në...PD-në mbajeni në zemër, në mendje fusni PS-në"
, tha Rama. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur