Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në një postim në faqen e tij në Facebook për deklaratën e bërë nga Luzlim Basha po në këtë rrjet social.
 
Rama shkruan se opozitës i ka mbetur që ta shpallë “pishtar demokracie” të Dritan Zaganit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për bashkëpunim në trafik droge.

“‎Vajmedet. PD të ka mbetur ta shpallësh pishtar demokracie përdhosësin e uniformes blu që kërkohet nga policia për bashkëpunim në trafik droge”, shkruan Rama në Facebook.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)