Rama: PD shkeli 7 herë afatin 
ligjor për listat, Basha fle gjumë

Rama: PD shkeli 7 herë afatin <br />ligjor për listat, Basha fle gjumë
Gjatë një mitingu elektoral në Bashkinë e Rrëshenit, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish me doza ironie, listën e kandidatëve të Partisë Demokratike. 

Rama tha se PD ka shkelur 7 herë afatin ligjor për dorëzimin e listës në KQZ, për shkak se Basha s'po gjente kandidatë. 

"I patë listat e deputetëve, e kanë shkelur nja 7 herë afatin, se s'po gjenin kandidatë. Pse? Sepse Luli flet gjumë. Zgjohet para kamerave, fillon Republikën e Re te kamerat, mbyllen kamerat dhe Luli fillon e fle gjumë", u shpreh Rama. 



"Demokratët na kanë borxh votën, shpëtuam Lulin"
Ai theksoi gjithashtu se në 25 Qershor PS kërkon edhe votën e demokratëve, pasi siç u shpreh Rama, demokratët ia kanë këtë borxh socialistëve. 

"E nxorëm Lulin nga çadra, e shpëtuam udhëheqjen e PD nga katastrofa, tani demokratët na kanë një borxh. Ne s'kemi armiqësi me ate, mezi jkam pritur të takohemi, të bashkëpunojmë dhe të vemë mbi të gjitha interesin e Shqipërisë, ama demokratët të na kthejnë borxhin, ne shpëtuam Lulin nga partia ata të shpëtojnë Shqipërinë nga Luli, se Luli nuk bën asnjë punë.

Nuk bën asnjë punë me gjithë mend. Kur ishte kryetar bashkie, tre metra këtej është hoxha, 4 m është sahati i Tiranës, Luli 4 vjet nuk e pa që Sahati nuk punonte. Pse? Sepse Luli ka sahatin e vet, e ka 12:00. Dhe një kryetar bashkie se çfarë ka Tirana, se nuk është Londra, atë sahat ka
", tha Rama. 

Kreu i qeverisë iu referua edhe procesit të Vettingut. Sipas tij, gjykatësit dhe prokurorët, sapo të nisë nga zbatimi ligji, s'do jenë në gjendje më të abuzojnë me drejtësinë.

"Sa të fillojë Vettingu sjellja e gjykatësve dhe prokurorëve do ndryshojë. do kenë frikë edhe nga qytetari më i thjeshtë, e jo më të vazhdojnë t'i trajtojnë njerëzit si dele, si lopë, si shpend dhe ta peshojnë drejtësinë si bostan. 

Nëse doni që të mos bllokohet kjo histori e re që kemi filluar, ju lutem duhet të kuptoni që vota për PS duhet për të vazhduar përpara dhe për të mos u ndaluar e penguar nga askush"


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet