Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PD-së Flamur Noka.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se opozita nxjerr vetëm vrer.
 
“PD si qeveri në mërgim jo si opozite në vendin e vet! Deklarata kundër një regjimi imagjinar dhe vrer në veshët e çdo të huaji qe u jep takim”, shkruan Rama në Twitter.