TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbyllje të mbledhjes së grupit socialist adresoi një apel ndaj opozitës, nisur dhe nga fitorja e thellë e PS në Kolonjë. Sipas Ramës, PD duhet të nisë të luajë rolin që i takon si opozitë, vend që sipas tij ka mbetur bosh prej 3 vitesh.
“Vlerësoj se zgjedhjet e djeshme ishin një tjetër mesazh shumë i qartë, shumë i fortë, lehtësisht i kuptueshëm për të gjithë. Pvarësisht se nuk kam shpresë, uroj që opozita e përkatësisht PD ta lexojnë këtë mesazh si një detyrim për të reflektuar për rolin që duhet të ketë për vendin që kanë 3 vjet që e kanë lënë bosh dhe që duhet të nisin të luajnë rolin që u takon”.
Rama komentoi fitoren e kandidatit socialist Ilia Stefo në Kolonjë si një “borxh i konsiderueshëm”.
”Do të bëjmë çmos ta shlyejmë me më shumë reforma, punë e përkushtim dhe më shumë vëmendje, investime e bashkëpunim për ta çuar më përpara punën e Rilindjes.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO