BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në Parlamentin Europian në aktivitetin ‘Miqtë e Shqipërisë’. REPORT TV siguron fjalën e shefit të ekzekutivit shqiptar në PE. Ai theksoi se objektivi i Shqipërisë është marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave.

“Synimi ynë është në marrim në Prill rekomandim pozitiv. Shpresojmë në çeljen e negociatave me BE në Qershor. Është e vërtetë, që Shqipëria ka probleme me krimin e organizuar, por krimi shqiptar nuk është asgjë e veçantë nga vendet e tjera. Ne duhet ta luftojmë krimin si vendet e tjera.

Edhe Rumania u etiketua padrejtësisht vend krimi. Malin e Zi e quajtën vendin e kontrabandës. Shqipëria nuk është vend i problemeve ndërkombëtare. Hapja apo mos hapja e negociatave se ndryshon pozicionin tonë.

Nuk kemi pse vuajmë pasojat e vendimeve negative. Zgjerimi nuk është shprehja e duhur, duhet ribashkimi i kontinentit”.

Rama, gjithashtu u shpreh se “Për Ballkanin Perëndimor, Europa është njësoj si feja. Nga BE në Prill presim një rekomandim pozitiv”.

Kryeministri Edi Rama

Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini vlerësoi si të jashtëzakonshëm progresin e Shqipërisë. “Shqipëria progres të jashtëzakonshëm veçanërisht me reformat gjatë vitit të fundit. Ka rezultate konkrete në reformën në drejtësi. Shqipëria është duke ecur në drejtimin e duhur. Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në politikën e jashtme. Jemi 100% në anën e Shqipërisë’ tha ajo.

Gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, Rama takoi edhe komisionerin Johannes Hahan dhe kryeministrin belg, nga të cilët mori mbështetjen për reformat që Shqipëria ka nisur, kryesorja ajo në drejtësi.

Shkarkoni dokumentin

d.b/shqiptarja.com