Rama: Për drejtësinë është hapur ‘porta e re’! PS garanci për zhvillim, vota nuk është biletë për stadium as çështje zemre

Kryesocialisti Edi Rama vijon me takimet në terren në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Kësaj radhe, Rama u ndal në Pogradec ku në takimin me anëtarët e organizatave socialiste tha se është e rëndësishme që PS të hapet edhe më shumë dhe të kapërcehen kufijtë partiakë. Shembulli më i mirë është Shkodra, tha Rama, qytet i cili për herë të parë u fitua nga socialistët në zgjedhjet e 14 majit.

“Shqipëria është në një fazë tjetër të rrugëtimit të saj duke u mbështetur te një progres i vazhdueshëm. Ky progres kërkon rëndësi dhe fuqi për të vazhduar edhe më tutje, për të qenë edhe më i thellë, edhe më i shpejtë. Na udhët ta fuqizojmë PS, na duhet që ta hapim PS dhe që më shumë dhe më mirë se çdo herë tjetër të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale duke synuar që përmes çdo organizate t’i kapërcejmë kufijtë partiakë që sot janë më të kapërcyeshëm që ishin deri para disa viteve si rezultat i kthjellimit të njerëzve mbi rëndësinë e interesit, të familjes, komunitet më shumë se sa mbi rëndësinë e besimit partiak”, tha Rama.

Për kryeministrin Edi Rama kjo fushatë anëtarësimesh nuk po bëhet për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë, por sipas tij qëllimi është zhvillimi i mëtejshëm i Shqipërisë, për të cilën thotë se tashmë është futur në një fazë tjetër.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek drejtësia, koment ky që vjen pas zhvillimit më të fundit ku dosja e 21 janarit i kaloi SPAK. Për Ramën, ‘porta e re’ është hapur edhe për drejtësinë, por ai thekson se duhet punuar që kjo ‘portë; të mos mbyllet, pasi do e kthente vendin pas.

“Drejtësia është në një tjetër fazë, edhe për drejtësinë është hapur porta e re. Pas asaj porte të hapur ka një tjetër rrugë që duhet përshkuar dhe duhet garantuar që porta nuk mbyllet se na kthen mbrapa”, tha Rama.

Vota për Partinë Socialiste, Rama thotë se është një garanci për zhvillimin e vendit. Ai shigjetoi edhe kundërshtarët duke thënë se kur kanë pasur drejtimin e bashkive shumë gjëra kanë degraduar.

“Vota nuk është biletë për stadium për të bërë tifozllëk me skuadrën e zemrës, vota nuk është një çështje zemre me sy mbyllur ndaj realitetit dhe me mendjen të fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht se çfarë të vlen më shumë. Përtej kësaj, ky nuk është proces që po e bëjmë se kemi zgjedhjet nesër, janë vitin e ardhshëm, po e bëjmë se na duhet të krijojmë kushtet optimale që njerëzit të ndihen të respektuar, të dëgjuar, të angazhuar. Kjo na jep mundësi që t’i bëjmë gjërat me shumë më tepër fuqi. Pogradeci është shembull i faktit që PS është larg së qenit e pagabueshme, por është një rëndësi për progresin. Në momentin që t’i i beson PS drejtimin e një komuniteti ke garancinë që do ketë ndryshime pozitive, ky është fakt. Sa herë që e kundërta ka ndodhur dhe faktet e komunitetit apo të vendit i janë lënë dikujt tjetër, komuniteti vetë ka parë që gjërat kanë ngecur, për ta thënë me një fjalë të butë. Se në shumë raste gjërat jo vetëm kanë ngecur, por edhe kanë degraduar”, tha Rama.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht