Rama për DW: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje! S’ka rrezik për negociatat!

Rama për DW: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje! S’ka rrezik për negociatat!

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka folur mbi çështjen nëse do të krijohet një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve.  Rama tha se pluralizmi në Shqipëri nuk cënohet nëse një pakicë nuk merr pjesë në zgjedhje, por nëse shumica i pengon në pjesmarrjen.

“S’ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që në vitin 90. Sistemi pluralist vihet në diskutim nëse një qeveri apo një shumicë pengon pjesmarrjen në zgjedhje. Nuk vihet në diskutim nëse një pakicë vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin, sigurisht nuk është një vendim që i bën nder vendit apo që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë, por nuk është absolutisht një vendim që cenon pluralizmin”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri Edi Rama tha për DW se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.

Gjermania është një vend demokratik, ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin tonë zgjedhor, kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik dhe jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe për ligjin antishpifje, ku nënvizoi se do të merren në konsideratë rekomandimet e komisionit të Venecias.

“Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohet në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve, ne nuk do ta lëmë”, tha kryeministri./ DW

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja