Rama: Tërhiqem nga politika para se të hyjmë në BE, do merrem me gatim

Gazetarja Shellie Karabell ka bërë një shkrim për revistën prestigjioze Forbes, në të cilën i ka kushtuar një reportazh të thelluar qëndrimit të saj në Shqipëri dhe një interviste që i ka bërë kryeministrit Edi Rama.

Autorja ka trajtuar reformat e ndërmarra nga vendi dhe hapjen e negociatave me BE-në, si dhe ka dhënë disa detaje mbi investursit e mundshëm që mund të vijnë në Tiranë.

Ajo rrëfen incidentin me vezë e miell që ndodhi pak kohë më parë në parlamentin shqiptar si dhe bisedat me disa ta tregtarë e taksixhinj në kryeqytet, të cilët shohin George Sorosin si problemin kryesor të vendit.

Në këtë intervistë, Edi Rama jep ndoshta për hërë të parë një afat se kur do të tërhiqet nga politika dhe çfarë do të bëjë në jetën e tij “të tretë”

Forbes sheh kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si pasuesin e tij dhe njeriun që do ta integrojë përfundimisht Shqipërinë në familjen e madhe të Kontinentit të Vjetër.

Artikulli i plotë  

Forbes: Shqipëria, vend i pazakontë me udhëheqës të pazakonshëm. Tani kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian

Kryeministri shqiptar mbërriti në zyrën e tij në Tiranë për intervistën tonë i veshur me ato që ai i quajti “rrobat e piktorit” – një bluzë pune dhe jeans, me pika boje të shpërndara. Edi Rama e kishte kaluar mëngjesin e të dielës te atelieri i një miku – sikurse bën një herë në muaj – në përpjekje për të ruajtur pasionin që ishte karriera e tij e parë përbara se të bëhej kryeministri socialist i vendit të tij më 2013. 

Nuk ka qenë një kohë apo detyrë e lehtë, nxjerrja e shtetit më të varfër në Evropë dhe që konsiderohet si një ndër vendeve më të korruptuara në kontinent jashtë epokës së errët ndert bisedimeve që shpresohet se do ta drejtojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian në valën e ardhshme të zgjerimit që është planifikuar për në vitin 2025.

Rruga drejt Evropës

Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2009 dhe e e mori statusin e kandidates më 2014. Ndërkohë, BE-ja e bëri të qartë se nga Shqipëria priste përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe në mënyrë që të hapen negociatat e anëtarësimit: administrata publike dhe reforma e sistemit të drejtësisë, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar – që do të thotë luftë kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të kanabisit – dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, përfshi mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e të drejtave të pronës. 

Edhe pse janë ende larg përmbushjes, përpjekjet e bëra ia kanë shpërmblyer: BE-ja sapo ka njoftuar se Shqipëria do të nisë bisedimet për anëtarësimin në fund të qershorit, nëse do të merret pëlqimi unanim i 28 shteteve anëtare të BE-së. Rama ka besim te ky miratim dhe tregon me krenari atë që ka arritur qeveria e tij deri tani.

 “Ne kemi ngritur procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar” – më tha rama gjatë interevistës me të. “Njëri për shembull u shkarkua sepse burimi i pasurisë së tij nuk mund të justifikohej. Do të gjejmë zëvendësuesit e tyre. Kemi shkolla të mira. Kemi një shprehje të vjetër këtu, ‘‘Më mirë ta kesh shtëpinë bosh, se sa të mbash gjarprin në gji.'” Edhe pse reforma e taksave dhe ajo bankare nuk janë pjesë e kësaj faze të reformave, rama po punon gjithashtu për përmirësimin edhe në këto sektorë.

10 Prill 2018, zona pedonale në Shkodër

Sa i takon reformave të tjera të kërkuara nga BE-ja, Shqipëria ka hapur qendra për refugjatët dhe të pastrehët, teksa shtrëngimi ndaj kanabisit e ka eliminuar në mënyrë drastike paratë që vinin nga ky i fundit dhe po fenomeni po zëvendësohet gradualisht me bujqësinë, me shpresën se do të kultivohet gjithashtu një biznes agroturizmi. Ky është potenciali për të zhvilluar çdo pjesë të vendit, duke e kthyer atë në një gurë themeli të një turizmi që po shpërthen. Për shembull, restoranti Mrizi i Zanave, i cili ndodhet në mes të një fshati, më p[ak se një orë me makinë larg Tiranës, ofron njëfarë shkrirjesh të kuzhinave ballkanike, me gatime origjinale të krijuara nga kuzhinieri dhe pronari Altin Prenga, një shqiptar që e fitoi zanatin e tij nëpër kuzhinat evropiane të Italisë dhe Francës.

12 Prill 2018, Parku Arkeologjik i Apolonisë

Grante turizmit

Kjo është edhe nisma prej 40 milionë eurosh që i ëhstë dhën në formë granti Shqipërisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me qëllim zhvillimin e industrisë së turizmit të vendit, që do të krijonte edhe mijëra vende pune.

Veç peizazhit të restoranteve/agroturizmit, në Shqipëri ka ende shumë punë për të bërë. Natyra dhe traditat e vendit kanë qenë shtëpia e civilizimeve dhe historive njerëzore prej mijëra vjetësh. Ka qytete greke dhe romake si dhe tempuj të periudhës pre-Kristiane kur Shqipëria ishte një nyje e rëndësishme detare dhe tregtare. Ka kisha katolike dhe ortodokse, si dhe xhami turke. Në kohët moderne, pushtimi i Mussolini-t më 1939 i la në fakt vendit disa ndërtesa të bukura dhe lidhje të forta kulturore dhe financiare me Italinë (italishtja është praktikisht gjuha e dytë në vend). Pas epokës komuniste të Hoxhës, evangjelikët sollën dhe besimet protestante. Rezultati i kësaj ka qenë një tolerancë fetare që është e pazakontë për Ballkanin.

Por ka ende shumë rrugë për të bërë. Ndërkohë që Shqipëria mund të ketë një klimë mesdhetare dhe qindra kilometra brigje në detin Adriatik dhe Ion, male të shumta dhe site historike të Unesco-s, ajo çalon në disa pika kyçe të turizmit: në numrin dhe kalibrin e dhimave të hotelit, sigurinë nëpër shtigjet dhe rrugë-kalimet e vjetra, plazhet e pastra dhe plehrat që ndodhen kudo nëpër vend, transporti efiçent dhe aksesi. Këto janë të gjitha ato që rama ka në listën e punëve të tij.

Tursitët nga Italia fqinje tashmë kanë akses me tragete nga Brindisi dhe Lecce, dhe së shpejti do të ketë më shumë fluturime direkte nga Evropa. “Ne po lançojmë kompaninë tonë ajrore, Air Albania, këtë verë”, - konfirmoi Rama. “Do t’i shtojmë fluturimet tona ekzistuese me Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë, si dhe në shtetet fqinje të Ballkanit, dhe po ndërtojmë një aeroport në Vlorë, në jug pranë me Greqinë, ku ndodhen plazhet më të mira”. Aeroporti, një partneritet privat-publik, po financohet pjesërisht nga kompania turke Cengiz Construction.

Berat, 11 Prill 2018/ Ikonografi biznatine në një altar ortodoks ne kalanë e Beratit, vendndodhje e trashëgimisë botërore e UNESCOS-s

Shqipëria është që tani një destinacion i përshtatshëm për buxhetin e udhëtarëve që duan aventurat (thuajse 4 milionë njerëz e vizituan Shqipërinë më 2016 sipas statistikave ndërkombëtare të urizmit), por Rama ka synimet e tij për tregun me pesë yje. “Four Seasons” dhe “Marriott” thuhet se po shohin për prona dhe sheshe ndërtimi në kryeqytet. “Dyam të jemi ai lloj destinacioni që ka qenë Italia vite më parë”, - tha Rama. “Të vegjël, me shumë bukuri dhe energji pozitive”.

Precesi i përmbushjes së listës së kërkesave të BE-së ka qenë i vështirë por i rëndësishëm për vendin, tha Rama. “Ka qenë një udhërrëfyes për shtetndërtimin dhe ndërtimin e institucioneve. Është i vyer për organizimin e vendit tonë. Çështja nuk është nëse anëtarësimi në BE është apo jo rruga e drejtë, sepse është e vetmja rrugë”.

Hedhje vezësh në Parlament

Por pavarësisht vizionit të tij dhe punës së palodhur, Rama nuk është i përkrahur nga të gjithë në vendin me tre milionë banorë. Bëra një test me shoferët e taksive dhe tregtarët në kryeqytet, duke i pyetur për përshtypjet e tyre lidhur me gjendjen e Shqipërisë sot, dhanë pak a shumë të njëjtat përgjigje edhe pse ishin njerëz të zgjedhur rastësisht” korrupsioni në politikë është tepër i lartë, paguajmë shumë taksa, infrastruktura është e degraduar, dhe George Soros ëhstë faktikisht në pushtet sepse është ai që paguan për gjithçka. Rama e ndjeu mbi lëkurën e tij këtë zemëratë në parlamentin shqiptar. Për shembull, në mes të prillit, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetët e btjerë e goditën me miell, ujë dhe vezë kryeministrin, duke protestuar për burgosjen e disa protestuevse anti-qeveritarë këtë pranverë. Shtatëlartësia e Ramës e bëri këtë të fundit një objektiv të lehtë për t’u qëlluar. (Deputetët që qëlluan me miell u përjashtuan gjashtë ditë, dhe agjenda e Ramës u miratua me votë në parlament po atë ditë). Rama thotë se politika shqiptare është “e papërpunuar”.

Ndërkohë që ai po projekton rrugën për Shqipërinë, Rama po projekton gjithashtu rrugën për atë që ai e quan rruga e tretë e jetës së tij.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.

“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.

Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.

“Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.

“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”, përfundon kryeministri Rama për Forbes.

Mendimi popullor e sheh kryebashkiakun karizmatik, të mirëshkolluar dhe multilinguist të Tiranës Erion Veliaj (i lindur më 1979, në detyrë që prej 2015), si pasuesin e përcaktuar të Ramës që do ta udhëheqë vendin drejt Evropës. Është interesante të vihet re se ruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi pikërisht kryebashkiak i kryeqytetit./Forbes

Artikulli i Forbes për Shqipërinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish byroja (blloku): 05/07/2018 05:00

    Profesor piktor te beri baba me seksera (MIQESI).Polititikan te beri Nano i pire e i dehur.Tash ishalla po del ne zanatin tend shites ambulant(qofte ne zgare)per zagare.

    Përgjigju
  • Sula: 18/04/2018 15:47

    Per gatimin me kane thene se je mjeshter per veze te fergume ne tigan

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 18/04/2018 10:35

    Ju genjen mendja se do futemi ne BE me parada "hollandeze" dhe Vorio-Epir Grek hahahahaaaaaa po me te madhe hahahahaaaaaaaaaaa . RAMA KA VERTET SENS HUMORI . Prandaj te fantazojne dhe analizojne ata qe e duan si dhe ata qe se duan . KJO BATUTE ESHTE KARAMELE PER TE GJITHE .KARAMELE QE SHKRIHET VETE MJAFTON TA MBASH NE "goje"

    Përgjigju
  • Faik: 17/04/2018 16:13

    Mos u mburr shumë O RAMË ZIU , por futju punës , sepse po merr edhe meritat e të tjerëve! Ndryshimi më i madh që është bërë dhe duket , është TIRANA , dhe për këtë i ka meritat ERJON VELIAJ , që e ka shnëdërruar çdo Lagje dhe çdo rrugë nê TIRANË në KANTIER Ndërtimi . RAMË ZIU po nuk çoi në BURG Kriminelët dhe HAJDUTËT e PDsë dhe LSIsë ( LesheLisë ) nuk ka gjë në vijë ! Nuk ka më Justifikime , doje Timonin dhe Tepsinë i vetëm , dhe neve Shqiptarët ta dhamë , por jo të lozësh me neve , me Batuta dhe "LLogje Kavaje" !! Bëj punën dhe mbaj Premtimet , sepse i ke mbushur BURGJET me Fakirë-Fukarenjë që të kishin VOTUAR ty Arrogant në Zgjedhjet e Fundit , kurse BANDITËT dhe HAJDUTËT e Vërtetë po bëjnë "Pall Ariu" ! Asnjë ish Zyrtar i Lartë i PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË nuk ka shkuar në BURG dhe ti SEKUESTROHET PASURIA , prandaj mblidh mëndjen O ED RAMA , ose hapi krahun ERJON VELISË. Mos kërko të marësh më qafë gjithë Partinë Socialiste dhe Elektoratin e saj , për INTERESAT e tua Personale !! Shkarko nga puna HAJDUTIN me Damkë ARBEN AHMETAJ dhe mos LEJO asnjë Ministër apo ZYRTAR Shtetëror tjetër , të VJEDHI asnjë QINDARKË . E bën dot këtë të ngelesh në HISTORI? Në qoftëse nuk e bën dot , hapi Krahun Lali ERIT të madh dhe punëtor. RROFTË DONALD LU ! GOD BLESS DONALD LU ! Revista FORBES duhet të intervistojë Zotin DONALD LU , sepse ai ka më shumë MERITA se cilido Politikan Shqiptar në këto 4 VJET .

    Përgjigju
    • Tirona: 17/04/2018 17:45

      O Faik shqiperia do kete mundesi te shpetoje kur te iki ajo kohe qe kryeministrat te fusin apo te nxjerrin njerzit nga burgu.Pra Rama as nuk duhet te nxjerri as te fusi ne burg te tjeret.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë