Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën rajonale në Tiranë se pavarësisht kritikave apo problemeve që mund të ketë BE-ja, Shqipëria nuk ka alternativë tjetër më të sigurt dhe duhet patjetër të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
"Isha me guvernatorin e Bankës Qendrore të Austrisë dhe po diskutonim për Bashkimin Europian dhe i thashë që BE është diçka për të cilën mund të ankohesh gjithë ditën por me Bashkimin Europian një gjë është e sigurtë që natën nuk ke makthe. Nëse zgjedh një rrugë tjetër gjatë ditës mund të jesh më i lirë por natën do kesh makthe. Ndaj në këndvështrimin tim nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian. Nuk ka plan B, plan C, është vendi i duhur ku duhet të jemi patjetër. Nuk mund të jetë parajsë por nuk ka alternativë tjetër . Ju falendëroj, tani më duhet të iki sepse Bashkimi Europian po më pret”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Tirana mirëpret konferencën rajonale për digjitalizimin dhe integrimin europian,Rama: Teknologjia është bekim, çështja e pronave kërkon kompromise të vështira









