Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik i Delfit, gjatë një bisede me Alexis Papahelas, Kryeredaktor i gazetës Kathimerini, ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po vijon që prej janarit të vitit 2025 të qëndrojë në qeli, pavarësisht se ndaj tij ende nuk ka një vendim gjyqësor.
Problemi me numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri, sipas Ramës, është një problem madhor të cilin kryeministri tha se e ka adresuar edhe në BE.
“Në Shqipëri gjyqësori është i pavarur. Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje, që ende nuk kanë procedim gjyqësor, pra që nuk kanë gjyq. Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës nga partia ime, është burgosur në janar të vitit 2025 dhe vijon të jetë ende në burg. Dhe procesi gjyqësor sapo ka nisur. Kështu që kur thashë për Belerin përfundoi në mënyrë të mrekullueshme sepse është europarlamentar, e kam fjalën ka marrë fund dhe nuk duhet t’i kthehem kësaj gjëje.
Ju thatë që ky ishte një episod fatkeq. Është episod fatkeq jo vetëm për të, por për të gjithë, sepse është para procesit gjyqësor dhe paraburgoset. Kjo është diçka që unë nuk e marr me lehtësi. Unë këtë po e ndaj me BE-në”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Ballkani Perëndimor është në kohën më të mirë! Çështja e pronave, vëmendje e posaçme për pakicën greke











