Rama: Për mua 100%, Ruçi
do jetë kryetar i Kuvendit të ri

Rama: Për mua 100%, Ruçi<br />do jetë kryetar i Kuvendit të ri
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Gramoz Ruçi do jetë kryetar Kuvendi pas muajit shtator, kur edhe të formohet qeveria e re e drejtuar vetëm nga PS. 

I ftuar në "Top Story", Rama komentoi për herë të parë zërat që e lidhnin emrin e kryetarit të grupit parlamentar socialist me ulësen e kryeparlamentarit.

Rama ka thënë se për të, Ruçi do jetë 100% kryetar i Kuvendit, por fjala e fundit do t'i takojë vetë atij.   

"Për mua 100% po. Por shpresoj të mos kem telefonatën në fund të emisionit që prit se s'më ke pyetur mua. Për mua 100% po", u shpreh Rama.  

A do të jetë Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi?
Për mua 100% po. Por shpresoj të mos kem telefonatën në fund të emisionit që prit se s'më ke pyetur mua. Për mua 100% po. 

Rama: Do jem në Kuvend kur të betohet Meta
Kryeministri Edi Rama ka shuar dyshimet duke se deklaruar se do jetë në Parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme të 24 korrikut, kur Ilir Meta të betohet si President i Republikës. 

I ftuar në "Top Story", Rama ka thënë se do jetë në Kuvend, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye që të mos marrë pjesë. 

“Ne e votuam atë si President dhe nuk ka arsye që unë të mos jem aty. Do të jemi të gjithë pasi ne kemi respekt për institucionin e Presidentit.

Të tjerat që s’do jemi e s’do bëjmë janë folklor. Presidenti është konsensual. Shpresoj që ai ta gjejë sërish dashurinë dhe qetësinë
”, u shpreh Rama. 

I pyetur lidhur me një bllokim të mundshëm të këshillave bashkiake nga LSI në bashkitë që drejton PS, Rama tha se kjo do të ishte tradhti ndaj kontratës. 

"Kjo do të tradhtonte një kontratë. Sot ne jemi zgjedhur për atë që kërkuam, pra kërkuam timonin pa të tjerë në krah. Në prehër nuk janë, por janë pasagjerë mbrapa, në demokraci jemi", tha ai.  

Rama: Ministrat teknikë të japin dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama ka folur për largimin e pritshëm të ministrave teknikë.

Rama tha se nuk do t’i shkarkonte nga detyra, megjithatë shtoi se po pret që ministrat teknikë të PD-së të largohen vetë.

“Unë nuk premtoj se do i shkarkoj, kam thënë se do largohen pas zgjedhjeve dhe besoj se kjo do të ndodhë përpara se të ndodhemi në kushtet kur duhet të gjejmë një rol tjetër.

Emërimi i tyre ishte i nevojshëm ashtu siç shkuan gjërat, në kushte të vështira për të lehtësuar barrën e tensionit dhe paranojës që ka çdo opozitë kur hyn në një fushatë të vështirë.

Mendoj se është e paarsyeshme për të gjithë, jo thjesht nga këndvështrimi im. I jepen edhe pak ditë për inerci pas zgjedhjeve, edhe kjo është e kuptueshme.

Unë nuk mund ta gjykoj, s’jam gjykatësi i performancës së ministrave teknikë. E kam thënë se nga ai moment nuk do përfshihesha më në atë proces dhe fitova lirinë për të bërë fushatën pa pasur nevojë të kujdesem për procesin
”, tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit