Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ndryshimet e forta që bëri pak ditë më parë në Qeveri, të cilat i cilësoi një qasje të re, për të cilën kishte folur edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

Gjatë fjalës së tij në podkastin 'Flasim', Rama tha se Belinda Ballukun nuk do ta shkarkonte në një situatë tjetër, teksa shtoi se lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e saj do të fliste pas raportit të Këshillit të Mandateve.

“Këtë javë u zhvillua mbledhja e zgjeruar mujore e grupit parlamentar socialist ku u bë një diskutim i detajuar nga deputetët mbi ecurinë e punës në një sërë sektorësh për të cilët raportuan ministrat përkatës. Po ashtu, në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit, unë fola për raportet midis politikës dhe drejtësisë, në një fazë kur shumëçka pozitive është arritur, por kur shumëçka tjetër kërkon adresim dhe për të gjithë ata që janë të interesuar mund t’i kthehen fjalës time në po këtë faqe, në ditën kur u mbajt mbledhja e zgjeruar mujore e grupit faktikisht, të enjten e shkuar.

Në ndërkohë po aty, unë ndava me deputetet dhe deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli.

Kështu që, në këtë aspekt ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shterruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve”, tha mes të tjerash kryeministri Rama.

Rama foli gjithashtu edhe për aksin e shembur rrugor Librazhd-Prrenjas, për të cilin tha se lidhja e korrupsionit me atë zhvillim është zero.

"E pikërisht kur Shqipëria po e lufton korrupsionin më fort se asnjëherë dhe këto janë fakte, këtu flitet se korrupsioni është më i madh se asnjëherë. Po kaq e vërtetë është kjo, sa ç’është e vërtetë lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje. Zero, zero! Aty ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja ka afektuar,  jo aksin e ri, asgjë që lidhet me kantierin dhe me të gjitha punimet që janë bërë me kantierin përgjatë segmentit të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, po rrugën e vjetër, në një vend ku terreni malor, formacionet argjilore dhe shpatet e paqendrueshme janë afektuar ndjeshëm, siç ka ndodhur në shumë vende, duke u nisur nga Greqia fqinje për shkak të reshjeve shumë intensive dhe këmbëngulëse të këtij dimri", shtoi kryeministri.

Kryeministri Rama foli në podcast-in e tij “Flasim” edhe për rritjen me 2.5% të pagës bruto për mësuesit. “Për kategoritë me pagë nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, aplikohet edhe një shtesë tjetër prej 3 mijë lekësh, që do të thotë që rritja e përgjithshme për këto kategori, arrin nga 4% deri në 5.17%”, shpjegoi kryeministri.

Rama tha se kjo prek 36,390 punonjës të sistemit arsimor, ndërsa renditi konkretisht edhe shifrat:

30,000 në arsimin parauniversitar,
1,500 në arsimin profesional,
4,890 në arsimin parashkollor dhe në konvikte

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:55
Indeksimi me 2.5% i pagave të mësuesve, Rama: Preken 36,390 punonjës, mesazh për rritjen e ekonomisë dhe mbështetjen për ta nga shteti (VIDEO)

Kryeministri Rama është shprehur në podcast-in “Flasim” për rritjen me 2.5% të pagës bruto për mësuesit. “Për kategoritë me pagë nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, aplikohet dhe një shtesë tjetër prej 3 mijë lekësh, që do të thotë që rritja e përgjithshme për këto kategori, arrin nga 4% deri në 5.17%”, shpjegoi kryeministri.

Rama tha se kjo prek 36,390 punonjës të sistemit arsimor, ndërsa renditi konkretisht shifrat:

30,000 në arsimin parauniversitar
1,500 në arsimin profesional
4,890 në arsimin parashkollor dhe në konvikte

Ai tha se kjo tabelë është një mesazh:

“Një mesazh i qartë se tanimë nuk jemi më në kohën kur duhet pritur me vite për të parë një rritje sado simbolike page, po jemi në kohën që rrisim ekonominë, rrisim mundësitë dhe rrisim aftësinë rishpërndarëse të shtetit. Dhe është një mesazh për punën e mësuesit, për punën e edukatorit, psikologut, punonjësit social dhe çdo punonjës të sistemit arsimor, se ne jemi pranë tyre dhe do të vazhdojmë të mbështesim dhe përsëris, sa herë të kemi një mundësi, ajo mundësi e re do të jetë një mundësi për ta, për rritjen e mirëqenies së tyre”, tha Rama.

Ora 09:44
Kryeministri Rama për rrugën e shembur Librazhd-Prrenjas: Rrëshqitja e dherave ka zero lidhje me korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për aksin e shembur rrugor Librazhd-Prrenjas, për të cilin tha se lidhja e korrupsionit me atë zhvillim është zero.

Teksa e konsideroi shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas një fatkeqësi natyrore, Rama shtoi se ARRSH ka ndërhyrë menjëherë për t'i dhënë zgjidhje kësaj problematike dhe sipas kryeministrit, po punohet pa pushim për aksin e ri alternativ që do të mundësojë kalimin e qytetarëve nga njëri krah në tjetrin.

"Dua të ndalem këtu edhe një herë për të adresuar një zhurmë të jashtëzakonshme bombash artizanale që shpërthyen në të tëra 700 tenxheret politike-mediatike të Shqipërisë, lidhur me një fatkeqësi natyrore ose siç quhet në kontratat e infrastrukturës, një ndërhyrje e një force madhore pra që s'ka të bëjë me njeriun, po me natyrën, në aksin e Korridorit të 8, në kantierin e Korridorit të 8, ku po ndërtohet një nga veprat më kuptimplota të Shqipërisë së viteve pas rënies së regjimit dhe kjo zhurmë, kjo çmenduri, e cila përcolli në mënyrë këmbëngulëse në veshët e shqiptarëve, mesazhin se ajo rrëshqitje prej disa qindra metrash në një aks shumë kilometërsh ishte pasojë e korrupsionit, nuk është asgjë tjetër, përveçse pjesë e  një zinxhiri të tërë histerie,  që i vjen rrotull këmbëve të Shqipërisë, pikërisht në kohën kur Shqipëria është duke kryer misionin më historik të saj për të mbërritur më në fund në majën ku meritojnë të jetojnë shqiptarët, aty ku është shtëpia e përbashkët e Bashkimit  Europian.

 E pikërisht kur Shqipëria po e lufton korrupsionin më fort se asnjëherë dhe këto janë fakte, këtu flitet se korrupsioni është më i madh se asnjëherë. Po kaq e vërtetë është kjo, sa ç’është e vërtetë lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje. Zero, zero! Aty ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja ka afektuar,  jo aksin e ri, asgjë që lidhet me kantierin dhe me të gjitha punimet që janë bërë me kantierin përgjatë segmentit të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, po rrugën e vjetër, në një vend ku terreni malor, formacionet argjilore dhe shpatet e paqendrueshme janë afektuar ndjeshëm, siç ka ndodhur në shumë vende, duke u nisur nga Greqia fqinje për shkak të reshjeve shumë intensive dhe këmbëngulëse të këtij dimri.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa adekuate emergjence. Policia e Shtetit ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar prani 24 orë në të gjitha ditët që kur ka ndodhur bllokimi, për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugëve alternative, nuk është ndalur asnjë minutë, po ashtu dhe puna për të stabilizuar gjeoteknikisht terrenin. Paralelisht, ekipet inxhinierike janë në terren për të shkuar përtej riparimit sipërfaqësor që nuk është i mjaftueshëm sepse duhet garantuar stabilizimi i thelluar që t’i japi fund një herë e mirë problemit që është shfaqur aty dhe që ta bëjë këtë në mënyrë të qëndrueshme dhe prandaj, paralelisht me menaxhimin e situatës aktuale po përshpejtohet zhvillimi i kësaj infrastrukture të re strategjike.

Edhe një herë, është shembulli tipik, më i freskët i diferencës midis realitetit dhe të vërtetat e një Shqipërie që ngjitet dhe dëshpërimit të atyre që përfaqësojnë Shqipërinë, që ne gjetëm në humnerë dhe që nga humnera ku ndodhen, duan ta tërheqin këtë vend poshtë, po nuk kanë për t’ia dalë sepse kjo Shqipëri nuk ndalet", tha kryeministri Rama.