Rama për prokurorët e gjyqtarët 'KÇK': Vettingu zyrtar do t'ju duket lule, do dërgohen në burg

Kryeministri Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit për OFL dhe Anti- KÇK, ka thënë se nga ta nuk do të shpëtojnë gjyqtarët dhe prokurorët të cilët duke ditur që do të shkarkohen bëjnë krime në Drejtësi.

Rama është shprehur se ata do të hetohen, ndërsa me ndryshimet që pritet të miratohen, ligji do t'i mundësojë ILD që brenda tre ditëve t'i pezullojë dhe pas vettingut të dytë ku duhet të justifikojnë pasurinë dosjet e tyre do t'i kalojnë SPAK. Më pas SPAK do t'i kalojë dosjet tek Gjykata Speciale dhe kjo e fundit do t'i dërgojë në burg.

"S'ka operacion shpëtimi përveç këtij. Kush mendon se i erdhi dita dhe KCK apo lirim nga burgu të këtyre burgim të përjetshëm. Mund ta bëjë por brenda tre ditësh do të pezullohet dhe pas tre ditësh do të fillojë një vetting që vettingu zyrtar është lule. Por verifikimi i figurës i pasurisë në të gjitha institucionet që do sjellin info. Nuk do të shkojë në shpi por në prokurori në SPAK nga SPAK në Gjykatë Speciale dhe më pas tek shokët prapa hekurave." tha Rama.

"Nuk ka mbaruar aty ata persona që nuk kalojnë vettingu. Vettingu  nuk të fut në burg. Ai vendos nëse je në rregull apo jo, i ke duart e pastra? Sistemi i ri duhet të jetë me njerëz që duart i kanë të pastra. Ato me duar të pastra do thërrasin ata të pista dhe do të duhet të justifikojnë pasuritë....Ndryshe jo vetëm që nuk u takojnë por nuk janë më për të fjetur në shpi. Do shkosh të flesh me shokët me ata që kanë bërë bashkëpunim. Ka njerëz që mezi presin që të shkojnë në burg kolegë të parlamentit. Si të merrem unë sikur të isha polic dhe prokurorë... Detyrat janë të ndara. Reforma në Drejtësi të bëhej sa hap e mbyll sytë por.. kuptohet, Reforma është realizuar kaq sa është por mund të krahasohet me vendet e BE që e kemi bërë shumë më shpejt. Ka vende që se kanë bërë Reformën edhe në BE. Është proces mekanik. Ata të prekur nga tërmeti brenda një viti duhet t'i kemi në shtëpi. Por në Reformën në Drejtësi kjo është e pamundur, se bëhet fjalë për të ngritur një kolonë themelore të shtetit. Po ngrihet në një kolonë gërmadhë që janë këta KCK, gërmadha që shkaktojnë viktima. " ka thënë kryeministri.

Rama duke folur rreth këtyre ndryshimeve ligjore është shprehur se nëse do të rezultojnë të suksesshme kjo do të sjellë një ndryshim të madh në Shqipëri.

"Nëse kjo do të jetë i suksesshëm Shqipëria do të jetë krejt tjetër. Do të bëhet ndarja e madhe e pasurisë së paligjshme. Nuk u vë faj kryetarëve të bashkive që i hyjnë persona vrasës dhe u thonë dua të menaxhojë institucion. Italia pati sukses me goditjen e pasurisë. Pastrim i produkteve të krimit. Këto procese duan kohë. Nuk jemi në '45, se njeriu përshtatet.  Njeriu nuk kthen sistem, sistemi e bën në 7 forma të ndryshme. " tha më tej Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për prokurorët dhe gjyqtarët 'KÇK': Fuqi ILD-së t'i hetojë, krimi i organizuar do shkojë nën tokë


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë