Rama për Rainews: Nuk dorëhiqem! Opozita s'mund të thotë: Më jepni atë që dua ose bëj kamikazin!

Në një intervistë për Rai News shfaq edhe një herë vendosmërinë për të mos dhënë dorëheqjen dhe për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë nga Gjirokastra, për gazetaren italiane Laura Tangherlini kreu i qeverisë shqiptare thotë se ligji i zgjedhjeve është i tillë, që kush fiton qeveris dhe kush humb, kalon në opozitë. Thotë se është i gatshëm të dëgjojë opozitën dhe të dialogojë me ta, ama siç ai thekson, nuk mund të ndalë së qeverisuri vendin për shkak të krizave politike që krijon opozita.

"Kemi mazhorancën jemi më përpara në një mënyrë ekzemplare në të gjitha sondazhit, nuk mund të arrihet në një vend të thuhet: "Unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që duam", thotë Rama.

A e ndikojnë protestat imazhin e Shqipërisë dhe rrugën e saj integruese. Kryeministrit thotë se po. "Ishin 3 orë protestë, që prishën imazhin e vendit, i cili siç kreu i qeverisë thekson, është në një periudhë të rritjes ekonomike.

Një krahasim mes protestave studentore dhe protestave të opozitës?!

Rama thotë se protesta e studentëve për një arsim më cilësor ishte një protestë e popullit, zëri i të cilëve u dëgjua nga qeveria. Ndërsa protestat e thirrura nga opozita e bashkuar, sipas tij, janë protesta të një establishmenti politik, që janë të dëshpëruar se nuk mund të fitojnë.

"Jemi gati të dialogojmë, por sigurisht që duhet edhe të qeverisim", përfundon kreu i qeverisë intervistën për RaiNews.

Opozita shqiptare ka marrë vendim për të djegur në bllok mandatet e deputetëve. PD me aleatët e djathtë dhe LSI, nuk do të jenë më në Parlament si deputetë, por janë shprehur se do të nisin një valë protestash në të gjithë Shqipërinë si qytetarë për të rrëzuar qeverinë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Edhe më herët kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, ndërsa siç shprehet së fundi edhe në i intervistën për RaiNews, djegia e mandateve nuk është një problem, pasi ka mazhorancën për të qeverisur dhe për t'ju përgjigjur besimit të qytetarëve shqiptarë që e votuan.

Intervistë e RaiNews me Ramën

Para shtatë mijë mbështetësve, në qendrën sportive të Gjirokastrës në jug të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama përsëriti se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht se opozita është gati për luftë dhe vendosi të bllokojë punimet parlamentare. Më poshtë, intervista që Rama ka dhënë për të dërguarën e RaiNews në Gjirokastër, Laura Tangherlini.

Komuniteti ndërkombëtar deri në këtë moment e ka kritikuar idenë e djegies së mandateve nga ana e parlamentarëve të opozitës. Dhe kjo pjesërisht mund të merret si një mbështetje ndaj ekzekutivit tuaj. Nga se mendoni se vjen kjo mbështetje nga vendet e tjera?

Mendoj se është një mbështetje dashamirëse ndaj Shqipërisë, dhe jo ndaj qeverisë time, sepse ky është një pozicion i papranueshëm që nuk e di të jetë bërë ndonjëherë më parë në një demokraci parlamentare ku populli përfaqësohet nëpërmjet të zgjedhurve të tij dhe të zgjedhurit duhet të respektojnë vullnetin e popullit.

Opozita vazhdon të thotë se ka një problem serioz të kultivimit të kanabisit dhe narkotrafikut në këtë vend. Ju e keni përsëritur disa herë që, për shembull, në Lazarat, praktikisht problemi është pothuajse i zgjidhur falë qeverisë suaj. Pra, cila është situata? Në çfarë pike jemi me nivelin e narkotrafikut dhe drogës në këtë vend?

Vetëm disa kilometra larg prej këtu ka pasur një republikë pandëshkueshmërie, e mbështetur tërësisht nga politika… nga qeveria e tyre, që kultivonte, trafikonte marijuanë. Ka pasur dhe një tis heshtjeje ndaj këtij fenomeni në të gjithë vendin. Ne e nxorëm zbuluar, e goditëm në të gjitha frontet, por në fund nuk ka nevojë të dëgjoni as ata e as mua. Duhet dëgjuar Guardia di Finanza që në 2017-ën konfirmoi që nuk ishin më… pothuajse.

Në deklaratat tuaja të këtyre ditëve keni bërë dallimin ndërmjet protestave të studentëve të disa muajve më parë deri në fund dhjetorit, me ato të këtyre ditëve. Cili është ndryshimi?

Protesta e studentëve ishte një protestë e popullit. Kishin të gjitha arsyet dhe ne i dëgjuam. Kjo këtu nuk është një protestë e popullit. Kjo këtu është një protestë e establishmentit që u mund thellë dhe që ka arsye për të protestuar ,sepse nga njëra anë janë të dëshpëruar sepse nuk mund të fitojnë. Janë zgjedhjet pas dia muajve dhe ata nuk kanë asnjë shans. Nga ana tjetër janë të shqetësuar për shkak të reformës rrënjësore të drejtësisë, të cilën e kemi ndërmarrë me Komisionin Europian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dhe që po largon nga pallati i drejtësisë të gjithë kokat e mëdha që kanë garantuar pandëshkueshmërinë e politikanëve dhe të këtyre.

A besoni se kundërshtitë e ditëve të fundit në një farë mënyre e kanë njollosur imazhin e Shqipërisë në sytë e pjesës tjetë të botës dhe ndoshta e ka bërë më të vështirë udhëtimin drejt integrimit europian?

Kjo sigurisht nuk i bën mirë as imazhit dhe as ekonomisë së vendit sepse jemi në një periudhë të rritjes ekonomike me më shumë se 4%. Ishin 3-4 orë që shkatërruan 3-4 vjet punë në sensin e imazhit.

Ju keni thënë qartësisht se nuk keni ndërmend të dorëhiqeni dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit në verë, siç është kërkuar nga opozita, dhe se keni ndërmend të vazhdoni punimet parlamentare, dhe mbi të gjitha do vazhdoni të përfaqësoni ata njerëz që duke mos pasur më deputetë në Kuvend kanë mbetur ‘jetimë’ nga përfaqësimi.

Por si do ta bëni? Opozita është një pozicion lufte dhe kanë deklaruar se kanë ndërmend të protestojnë deri sa të mos ketë zgjedhje, deri sa ju nuk e keni lënë qeverinë dhe mbi të gjitha nuk duan as të vazhdojnë punën në parlament?

Ne bëmë një qeveri të përbashkët për të pasur zgjedhje të njohura nga të gjithë por me një kusht; kush fiton qeveris, kush humb rri në opozitë dhe mjaft me të folurin keq për Shqipërinë dhe kontestimin e zgjedhjeve. Ne kemi mazhorancën, jemi para në të gjitha sondazhet në mënyrë ekzemplare. Nuk mund të merret peng një komunitet dhe të thuash “Unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që dua!”. Ne jemi të gatshëm të dialogojmë, jemi të gatshëm të dëgjojmë, por sigurisht që duhet të qeverisim.

Ju cituat shifra, sondazhet dhe konsensin e mazhorancës me të cilën jeni zgjedhur. Por është e vërtetë edhe se, këtë thotë opozita të paktën, se ka pasur dhe një përqindje votash që janë adresuar, OSBE fliste për një 20% të votave…

Nuk është e vërtetë. Raporti i OSBE thotë se duhet të adresohen disa aspekte që ligji elektoral t’i japë më shumë qëndrueshmëri sistemit. Pastaj, në fund, blerja e votave është diçka që nuk mund të përjashtoj se ekziston.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 23/02/2019 14:44

    Zoteri Rama ,eshte tjeter gje ta kundershtosh nje problem dhe tjeter gje ta arsyetosh ate.Te dy rastet nxjerrin perfundime te ndryshme ,i pari te gabuar ,i dyti ,te sakt .THoni se ,kush fiton zgjedhiet ,qeveris;dakort ngjer ketu .Mirpo sipas pergjimeve ,nga dy institucione e shqiperise dhe Italise ,vertetojne se votat jan bler ne mas te gjere ,nga Rilindia, nepermjet oligarkeve dhe militanteve , me para te pista .Pra bie miti i qeverisies ,-me duar te pastra -Flisni per nje rritie ekonomike ,ku pasqyrohet kio rritie ,ne idustri ne bujqesi ne tregeti ne industrin e left dhe ushqimore ne rroga ne pensione .Apo mos ka ndikuar ne rritien e cmimeve ,ketu besoj se po .Thoni se protesta e studenteve ishte popullore dhe e perballove .Mirpo ,nuk ishte protest -e popullit punonjes- ,ishte proteste studentore .THoni se mundesh te qeverisesh ,me elektoratin e shumices ,por haroni se ne qeverisien tuaj eshte prishur -kontrata sociale -jetike ,per fuksionimin e shtetit te se drejtes .Mendoj se duhet te ket bisedime ,midis paleve ,per te zgjidhur problemi ,me mirkuptim .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie