Skandali me publikimin e pagave, eksperti i IT në Report Tv: Konferenca e Ramës qesharake! Krim shtetëror, frikë se çfarë mund të nxjerrin në vazhdim

I ftuar në Report tv për të folur rreth skandalit të publikimit të pagave dhe konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama gjatë mesditës së sotme, ekspertin IT Besmir Semanaj tha se ajo ishte qesharake nga ana teknike dhe se ka frikë se ka akoma të dhëna të tjera që mund të publikohen në vazhdim.

Ai theksoi se janë pikërisht shërbimet e qeverisë që duhet të kujdesen për të dhënat personale të qytetarëve dhe se është krimi më i rëndë që ka bërë shteti.

“Është një nga konferenca e shtypit më qesharake që kam parë ndonjëherë nga ana teknike. Mund të eksportohet një sasi e pafundme e gjithë databazë, mund të eksportohet shumë thjeshtë. Rama tha që ky informacion ka dalë nga brenda, jam dakord. Informacioni ka dalë nga brenda. Janë shërbimet e qeverisë që kanë detyrë të mbrojnë të dhënat e qytetarëve. Kisha frikë gjatë kësaj ditë do të dilnin edhe gjëra të tjera, të dhëna të tjera dhe ia ku dolën. Më e keqja është se ne nuk e dimë se çfarë të dhënash të tjera kanë akoma ata. Nëse ky person, apo grupi i personave kanë akoma akses në këto të dhëna, mund të kemi dhe informacione edhe më të rënda. Megjithëse nuk e di a ka diçka më të rëndë se kjo.”

I pyetur lidhur me mendimin e Ramës së karta ID është si targë ai tha se targa është diçka publike qe vendosen në makinë, ndërsa ID është privat.

“Ai tha se ID është si targa, por targa është publike dhe vendoset në makinë. Nuk di asnjë shtet në botë që i ka dalë databaza.  Unë kam ID tuaj tani, foton tuaj mund ta gjej kollaj fare edhe nga këto momente që po flasim tani. Në këtë mënyrë mund të krijoj një kartë ID. Mund të krijoj një llogari bankare, mund të kryej veprime. Nga kjo databaze është cenuar siguria kombëtare!”, shtoi eksperti.

Semanaj u shpreh se nëse sistemet janë të vjetra nuk do të gjendet kurrë krimineli siç e quajti.

“Në konferencën e kryeministri më bëri përshtypje diçka, që ma të besoja se ky krim nuk do të zbulohet asnjëherë.  Kryeministri tha nëse kontrolloret, auditorët, ata që punojnë tek tatimet kanë bërë eksport, kanë lënë loge dhe nëse loget janë aty, ky person kapet për tre ditë. Nëse sistemet janë të vjetra, atëherë ky hetim është i mbyllur, nuk do gjendet asnjëherë personi. Nëse ende ky krim nuk do të zbulohet nuk e di se çfarë ka ngelur nga qytetarët shqiptarë që të bëhet publike.”, tha ai.

Në fund ai dha një këshill për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke thënë se duhet të tregohet më të kujdesshëm, ndaj të dhënave të tyre personale. Eksperti shtoi se shteti nuk e bëri detyrën e tij, por të gjithë ne duhet ta ndalim krimin, duke ndalur shpërndarjen e databazës.

 “Të dhënat dolën, nuk kemi çfarë bëjmë, do na ndjek të gjithë jetën. Është krim shtetëror dhe fatkeqësi e të dhënave, posedimi i këtyre të dhënave është krim. Publikimi i rrogave me emra që duken trend, është krim. Njerëzit që i kanë nuk duhet të shpërndajë. Nëse shteti nuk e bëri detyrën e tij, duhet ta bëjmë në.”, tha ai.

 

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 24/12/2021 07:22

    Hahaha! Gjysma e administratës që punon me sistemet e ka passwordin 12345678!!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 23/12/2021 17:01

    O zoti semanaj qe kjo ishte skandal nuk thot njeri te kunderten por dhe AI KOMENTI JUAJ SIPAS NJE "EKSPERTI" QE ESHTE POLITIK NUK BESOJ QE E NUK E KUNDERSHTON NJERI.FLIT SI EKSPERT DHE JO SI POLITIKAN.

    Përgjigju
  • Shaqo: 23/12/2021 15:11

    Si specialist, dukesh se je i paafte, kerkon te quash te pamundur zbulimin e burimit. Por dyshoj qe mund te jesh edhe pjese e lojes se saliut dhe ilirit me deklaratat qe jep. Te pelqen anarkia, porshume shpejt vihen pikat mbi "i". Snowden u arratis me te dhenat, dolen ca sekrete, por nuk ndikuan ne asgje, pra u kap, u gjend emri i hajdutit, edhe ky ose keta, tek ne do te kapen. Qenke IT me kristal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë