Rama: Për Zharrëzën zgjidhja
drejt finalizimit, protesta pa kuptim

TIRANË-“Qeveria ka dy muaj që po trajton me seriozitet problemin e banorëve të Zharrzës dhe zgjidhja është në prag të finalizimit. Banorëve kjo iu komunikua, tani, më mirë zgjidhja apo çadra?”

Kështu i është përgjigjur në rrjetin social, Facebook kryeministri Edi Rama një komentuesi që i vuri në dukje protestën e banorëve të Zharrzës.

Qytetari: Basha mund ti hap cadrat, kurse ketyre fukarejve i cuat policine e treguat forcen e shtetit ..... Turp Edi Rama

Edi Rama: Me vjen shume keq qe paske bere 126 km ne kembe me ta, po kjo nuk te ben hero sepse jo vetem e ke bere me deshire kete marshim te gjate, po edhe sepse mund t'ia kishe evituar vetes dhe atyre, nese do kishe marre informacionin qe ata moren ne takimin e me zv.kryeministrin; ku sic e degjuan edhe vete problemi ka dy muaj qe trajtohet me seriozitet maksimal nga qeveria dhe zgjidhjet e nevojshme jane ne prag te finalizimit! Keshtu qe cfare kuptimi ka hapja e cadres ne mjedisin publik prane ministrise pasi eshte marre pergjigja nga qeveria lidhur me kerkesat e tyre?! Une nuk te njoh dhe nuk e di me cfare merresh e perse ke bere gjithe ate rrugetim, por ti sot duhet te jesh i gezuar qe qeverine e gjetet ne rrugen e zgjidhjes se problemit te tyre dhe do me vinte vertet keq, nese ajo qe ke pritur eshte qe qeveria te ishte e papergatitur(?)... Shkurt, me mire zgjidhja apo cadra per ata njerez?!

zharrezi facebook

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat

Falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat