Nga shtatori, “Harry Fultz” hap dyert e një universiteti dedikuar teknologjisë, në bashkëpunim me Institutin e Teknologjisë Rochester, një ndër universitetet më të mira në SHBA. Diploma që do të merret në Tiranë do të jetë e barasvlershme me atë amerikane, por me kosto shumë më të ulët.
“Bordi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan mendoi që t’i ofrojë studimet e larta në Shqipëri. 80 mijë dollarë viti në SHBA. Ajo që po bëjmë me fondin amerikan për zhvillimin të krijojmë suport me bursa, me kosto që të jenë të përballueshme. po mundohemi të gjejmë burse sidomos për ata që vijnë nga Harry Fultz”.
Kjo tha Rama është një mundësi e madhe dhe jo e vetme në fushën e studimeve të larta në teknologji.
“E njëjta diplomë si në Rochester. Kantier i hapur me shumë projekte që po marrin formë. Te piramida praktikë e jashtëzakonshme e futjes së fëmijëve në teknologji”.
Me një shpoti drejtuar opozitës, Rama buri në dukje se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan do të mbulojë shpenzimet e bursave në një përqindje të lartë.
Ne sot jemi në kushtet kur po zhvillohet në mënyrë intensive, interesi por edhe praktika e studimeve të të gjitha niveleve për teknologjinë e re dhe duke qenë se në këtë program të ri ka një kontribut të posaçëm edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, dua të theksoj që falë kontributit të këtij fondacioni, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan në fakt ju e njihni si fondacioni që grabiti Butrintin, se këto të tjerat nuk janë shumë publike, po besoj e keni dëgjuar që Butrintit është grabitur. Kështu që kur të shkoni në Sarandë për pushime mos shkoni në Butrintit se nuk është më aty. Janë marrë të gjithë gurët e vjetër, është ngritur në hava e gjithë zona dhe e kanë çuar diku që nuk dihet akoma se ku, por nuk është bërë shumë publike se çfarë bën Fondacioni Shqiptaro Amerikan për teknologjinë.
Rama foli edhe për një sërë investimesh të tjera në fushën e teknologjisë, nga Shkodra, në Tiranë, Elbasan dhe në Vlorë.
“Një nga vendimet që kemi sot, është përfundimi i procesit për Parkun e Madh Teknologjik Durana, një hapësirë e re me një legjislacion të posaçëm që do mundësojë tërheqjen e shumë kompanive apo start up për të zhvilluar aktivitetin e tyre në territorin e tij parku. Është një horizont i ri, sikundër do jetë Vlora Tech Space në qendër të Vlorës. Një godinë dikur e papërdorur në mes të sheshit po transformohet në një hapësirë që do të vihet në një masë të madhe në funksion të teknologjisë. Me fondacionin do hapin në shtator dyert e shkollës ekselence franceze në fushën e teknologjisë, studime të avancuara me teknologji inovative. Paralelisht me të edhe muzeun francez për teknologjinë në Korçë, projekt që po e ndjekim me presidentin e Francës dhe që është një zotim i bërë ndaj një komuniteti qytetarësh në Korçë që kërkuan të rilindë Liceu francez”, vijoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se synohet krijimi i një ‘ekosistemi’ teknologjik, nisur edhe nga kërkesat e larta të sipërmarrjeve shqiptare për punonjës me dije në teknologji, ndërsa pagat në këtë sektor janë rritur ndjeshëm.
“Po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin e mirë paguar falë njohjes së teknologjisë”, u shpreh mes të tjerash Rama.