Rama: Përgëzime kuqezinjve!
Keqardhje, por fqinjët lanë nam!

Rama: Përgëzime kuqezinjve!<br />Keqardhje, por fqinjët lanë nam!
Kryeministri i vendit Edi Rama ka përshëndetur ndeshjen e kombëtares sonë për aq kohë sa kishte lojë, siç thekson ai, ndërsa shpreh keqardhje për fqinjët, që sipas Ramës lanë nam botërisht për dhunën e ushtruar.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri, komenton incidentin e paprecedentë në Beograd çka solli edhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.

“Krenar per Kuqezinjte qe per sa pati futboll fituan me loje e me raste / Keqardhje per fqinjet qe lane nam boterisht me shfaqjen e shemtuar.” shkruan Rama
 
Kur kryeministri brenda pak ditësh pritet të vizitojë Serbinë, pas këtij incidenti nuk dihet se cili do të jetë vendimi i kryeministrit lidhur me vizitën e tij në Beograd.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji