Kryeministri shqiptar, Edi Rama,  i është përgjigjur reagimit të kreut të opozitës, njëkohësisht kryebashkiakut të Tiranës,  Lulzim Basha, në lidhje me aksionin e kthimit të ligjshmërisë në territor, duke pohuar se po legalizohen shtëpitë e qytetarve dhe jo mejhanet.

"Jam në proçes legalizimi thonë shpesh këta, por legalizohen shtepitë e njerëzve jo mejhanet e "të forteve" nëpër rrugë" shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama, shoqëron postimin e tij në rrjetin social të ilustruar me një foto ku tregohet gatishmëria për të vepruar për çdo paligjshmëri.