‘Sot flasim me një personazh atipik!’. Kështu e nis prezantimin e të ftuarit në podcastin e 13-të kryeministri Edi Rama për poetin suedez Kristoffer Leandoer, i gjendur në Shqipëri prej disa vitesh, për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij, Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në Tiranë.
“Është atipik për faktin se jemi mësuar të flasim me ambasadorë, për ambasadorë, ndërkohë që personazhi që është me mua është burri i një ambasadoreje. Arsyeja e ftesës është sepse ‘bashkëvuajtësi’ i ambasadores suedeze është një shkrimtar, njohës i thellë i letrave dhe një autor i cili gjatë qëndrimit këtu ka shkruar edhe poezi që janë të inspiruara nga Shqipëria”
Bashkëjetesa me shqiptarët, për poetin suedez, ka qenë e veçantë, teksa rendit vlerat që ka parë tek ta.
“Ajo që do të marr me vete kur të kthehem në shtëpi është se gjërat më të mira të Shqipërisë janë absolutisht, pa asnjë hezitim shqiptarët. Nuk ka diskutim. Malet janë fantastike, ushqimi është i shkëlqyer, vreshtat, deti, zogjtë e të tjera, por për mua janë shqiptarët. Shumë shpesh kjo i befason shqiptarët. Ju jeni njerëz të ngrohtë, njerëz që doni të argëtoheni, jeni të zgjuar dhe të rrish me ju është argëtuese”, thotë ai.
Por edhe shqiptarët kanë të metat e tyre, thotë shkrimtari.
“Më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë. E shikon në ditën e përditshme, në trafik, secili do të kalojë I pari. Kjo është një pengesë e madhe”, shprehet Kristoffer Leandoer.
Rama i shpjegoi se është në ADN tonë mikpritja.
“Nuk jemi vetëm të mirë me të huajt, por me miqtë është një detyrim që e kemi të trashëguar. Është më shumë në ADN tonë.”- tha ai.
G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7549
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54
Sa njeri I madh ky shkrimtari ..njeri me shum vlera..
PërgjigjuProrusi u mundur ta fus në ”kurthin miqësor rusoserb” një skandinav ”apolitik” . E ore ti artist ” analfabet” , ky ende pa u ulur përball ta ka lexuar letren
PërgjigjuNe librin tim "Gjenealogjia e moralit" tregoj se ky element dallon popujt skllever nga popujt zotër!
PërgjigjuShqiptaret gjithmone jane perfolur per mikpritjen e mire
PërgjigjuSa bukur te shikosh te huajt te flasin kaq mire per shqiperine
PërgjigjuRama me podcast
I ftuari me interesant qe kam degjuar ne podcastin e Edi Rames. Sa bukur pasqyrohet, qe i ftuari eshte nje njeri i lire dhe i rritur me virtyte. Aspak servil i kryeministrit dhe shume i drejteperdrejte ne percaktimin qe ben:“Më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë". Faleminderit Kristoffer Leandoer
PërgjigjuSka lidhje dhe ajo qe tha me siper pasi gjithsesi Shqiperia ka qene gjithmone mikpritese dhe njerezit jane edhe me te dashur se ne cdo vend tjeter
PërgjigjuKeni folur gjerat e duhura
PërgjigjuJemi miqesore me te gjithe
PërgjigjuBisede shume interesante
PërgjigjuPo filloje nga Rama si i trajton të huajt e si Shqiptarët?
PërgjigjuJemi populli më i pisët. Nuk ka vend në Europë të sillet me ambjentin e përbashkët kështu siç sillemi ne. Në rroftë që jemi miqësorë me të huajt. I ftojmë të na vizitojnë dhe u ofrojmë vetëm plehra dhe pisllëk.
PërgjigjuKonstatim i drejte. Miresjellja ndaj te hujve eshte shenje inferioriteti.
PërgjigjuShyqyr qe more dike qe nuk te vjen pas avazit, ti perplas gjerat ne fytyre dhe nuk ke guximin ti sillesh me arrogance, te te tregoje realitetin shqiptar, se gjjthmone merr nga ata qe te lepijne sa lart poshte.
PërgjigjuFanatik gënjeshtar. Në Suedi ka dhe fe të tjera
Bravo! Është e vërtet ajo që the, të huajt i trajtojmë si mbretër e mbretëresha kurse tanët si qen, por jo si qeni i vetë por ai i komshiut
PërgjigjuIntervista dhe komentet tuaja (per komentuesit )tregon qe jemi nje popull i pa arsimuar ,pa edukate ,nuk njihni hierarkine ,ofendues me pak fjal injorante ,perse shqiptaret kur udhetojne neper europe respektojne rregullat ?çfar tregon kjo sjellje ?pra Enveri kishte te drejte qe nuk i hapte kufinmte sepse jemi popull qe duam ti bejme gropen njeri tjetrit ,nga kush i ka ardhur e keqja shqiptarit ?nga shqiptari .Prandaj ndryshoni sjelljen me njeri tjetrin .