Rama poston foto të poliklinikës në Vlorë: Si ishte e si u bë, vjion puna për pastrimin e qelizave kanceroze të ryshfeteve

Rama poston foto të poliklinikës në Vlorë: Si ishte e si u bë, vjion puna për pastrimin e qelizave kanceroze të ryshfeteve

Pamje nga poliklinika në Vlorë, si ishte dhe i u bë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të poliklinikës shëndetësore të Vlorës, si ka qenë dhe si është transformuar.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se puna për transformimin e infrastrukturës së shëndetësisë apo pastrimin e qelizave kanceroze të ryshfetit e abuzimit do të vijojë.

Sipas tij, qeveria aktuale mund të çojë përpara punën dhe të fitojë këto sfida.

Postimi i plotë i Ramës:

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s'ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit! Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur...

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 22/02/2021 04:26

    Unikal ne botè qe mburret se ka bere vetem suvatimet zoti k.m.

    Përgjigju
  • Doktori: 21/02/2021 20:39

    Strategji e ndyre propagande gebelsiane per ta devijuar pergjegjesine e pafalshme te qeverise per mijera jete te humbura me shume se sa vendet fqinje dhe Europa nga kovid ne 2020 dhe mijera te tjere keta dy muaj te 2021,shumica te rinj 30-50 vjecare. Qe kane vdekur vetem nga keqmenaxhimi i qeverise te ciles i ka dale situata e infektimit dhe trajtimit komplet jashte kontrollit. Ne nje ane kryeharbuti del e thote mjeket jane heronj e nga ana tjeter here me arrestime kryemjekesh e here me postime e deklarata si kjo e sotmja, me marifet kerkon qe zemerimin e ligjshem te miliona shqiptareve te cilet kane humbur dhe po humbin bijte dhe prinderit e tyre ne spitalet mizerabel apo ne shtepi(se nuk po shkojne me ne spital nga ato qe kane pare e degjuar) ta devijoje e ta hedhe mbi mjeket duke nenkuptuar se ata jane e keqja dhe shkaku pse Shqiperia ka vdekshmerine rekord ne Europe nga kovidi e jo sistemi i tij shendetesor i supervjedhur deri ne faliment qe i trajtonte te semuret me keshilla telefonike te marrin paracetamol e vitamina e pastaj perfundonin ne grade te fundit ne intubim.

    Përgjigju
  • Boby: 21/02/2021 20:10

    Po...ndryshim ka nga ana estetike por qelizat kancerogjene aty i ke o pler bashkë me kujtim llapin pjestar të grupeve kriminale dhe narkomane o i rro.sh.kërdhy gjakprishur

    Përgjigju
  • Ralfi: 21/02/2021 19:07

    Vazhdon puna per pastrimin e parave

    Përgjigju
    • Farli: 21/02/2021 19:29

      Te Jamarber Malltezit ?

  • veni: 21/02/2021 18:19

    edhe ty me te fotografu nga mbrapa je si nata me diten nga para o rame. o budall, po kujton se njerezit hane bar dhe nuk e dine si ka qene o trap

    Përgjigju
    • Askushi: 21/02/2021 19:05

      Nga Shqupi po shkruan??

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin