TIRANË- Respektimi i masave anti-COVID në takimet elektorale ka qenë kryefjalë e kryeministrit Edi Rama dhe këtë nuk ka nguruar që ta evidentojë në fjalime e tij, por nuk i ka kursyer as krahasimet me kundërshtarin politik, Lulzim Basha.
Rama ka pasur herë pas herë kritika për takimet e Bashës, duke thënë se janë kthyer në qendra infektimi dhe sot ka publikuar një foto nga 2 takimet e zhvilluara të PD-PS, në Paskuqan dhe Dibër.
Në takimin e Ramës, njerëzit e shumtë në numër janë të ulur në karrige në distancë nga njëri-tjetri, e ndërsa në takimet e Bashës, një grumbull njerëzish që i shkojnë nga pas.
“Pa koment”, shkruan Rama.
PD IDENTIFIKOHET SI ÇETE HAJDUTESH DHE BANDA ORDINERESH TE FELLIQUR PA IDENTITETI PA INTELEKT E ARSIM
Përgjigju