Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga punimet që po bëhen për bypass-in e Vlorës. Kryeministri shprehet se synimi është që kjo urë të bëhet e kalueshme në mes të korrikut.
"Mirëmëngjes dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur", shkruan Rama.
Punimet për baypass-in e Vlorës janë drejt përfundimit, ndërsa pritet të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.
Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.
U be ky bypassi i Vlores si korridori i tete qe spo ka fund. Thate qe do ishte gati para sezonit turistik te ketij viti. Tani dilni e thoni qe do e hapni provizorisht ne mes korriku, qe edhe kur te kalojme duhet te kemi kujdes se rruga eshte e paperfunduar.. Sulltani beri nje spital te tere nga fillimi per 3 muaj. Juve jo se ju mungojne parate, juve ju mungon vullneti per te bere nje pune. Ne rastin me te mire. Sepse realisht nuk do habitesha nese vonohen punimet per shkaqe korruptive.
PërgjigjuShko e bëj plazh me bashën