Rama premton: Brenda 4 viteve
gati stadiumi i ri i Flamurtarit

Rama premton: Brenda 4 viteve<br />gati stadiumi i ri i Flamurtarit<br>
Paraditen e sotme kryeministri Ramaka bërë një inspektim në Stadiumin Flamurtari të Vlorës. Në këtë inspektim Rama ka qënë i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Vlorës Dritan leli si dhe nga presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi.

Pasi kanë parë ambientet e fushës së stërvitjes së ekipit të futbollit e cila lë për të dëshiruar nga infranstruktura , Rama për mediat është shprehur se ka ardhur koha që Vlora të filloj ndërtimin e një stadium të ri dhe kompleksi sportiv unikal nga pikwpamja hapsinore .

Në këtë kompleks u shpreh Rama nuk do të jetë vetëm stadiumi,por dhe pallati i sportit . Ne do të punojmë intensivisht për këtë u shpreh Rama dhe kemi ndarë dhe detyrat me kryetarin e bashkisw, po ashtu dhe zv/ministri Kostandin Shkurti do të merret më të gjitha projektet sportive.

Kryeministri Rama është shprehur dhe për aeroportin e Vlorës , duke thënë se në fund të këtij katër vjeçari do të kemi dhe fluturimin e parë nga aeroporti i Vlorës.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës