Rama premton: Më 2015 nis projekti 
  “Vlora Sport” në Pyllin e Sodës

Rama premton: Më 2015 nis projekti <br />  “Vlora Sport” në Pyllin e Sodës
Pas “Elbasan Arenës” dhe stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi” që është në proces rikonstruksioni, kryeministri Edi Rama gjatë një vizite dje në qytetin bregdetar të Vlorës ka premtuar një tjetër arenë të futbollit shqiptar. Kreu i ekzekutivit i ka hapur dritën jeshile ndërtimit të një stadiumi me parametra evropiane në Pyllin e Sodës në Vlorë. Kreu i qeverisë shqiptare u ndal fillimisht në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje duke theksuar se aksioni përgjatë vijës bregdetare është në një fazë të avancuar. Po ashtu Rama u shpreh se është parashikuar edhe puna për harmonizimin e vijës bregdetare nga porti në Pyllin e Sodës, ku siç theksoi ai synohet që të ndërtohet një stadium me të gjitha standardet. “Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar përgjatë gjithë vijës bregdetare. Në këtë pjesë jemi të avancuar. Ndërkohë kemi filluar edhe punën për të harmonizuar për fazen e dytë të vijës bregdetare nga porti në Pyllin e Sodës ku përfshihet edhe synimi për ndërtimin e një stadiumi me gjithë standartet evropiane” tha Rama.

Stadiumi i ri sipas projektit të hartuar nga sponsorat turq TRK dhe Atlasjet dhe që do t’i paraqitet qeverisë ka një kapacitet prej 20 mijë vendesh. Sponsorët turq duket se e kanë marrë seriozisht investimin në ekipin e Flamurtarit të Vlorës, pasi pak kohë më parë kanë shpalosur projektin e stadiumit të ri që pritet që të ndërtohet në Pyllin e Sodës me vlerë 25 mln Euro. Përpos stadiumit, kompleksi përfshinë ndërtimin e fushave të tenisit, basketbollit dhe ambiente të tjera sportive. Projektet i janë dorëzuar pak kohë më parë edhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, por duket se kryeministri Rama ka zgjidhur ndërçin duke i hapur rrugë kompleksit “Vlora Sport”.

Stadiumi i ri pritet te përfundojë në vitin 2018. Sponsorët turq që kanë blerë ekipin e Flamurtarit këtë edicion kanë hyrë fuqishëm në treg duke synuar që shumë shpejt të rikthejnë edhe titullin kampion, por këtë edicion gjithcka duket e pamundur, pasi ekipi nuk ka justifikuar besimin e drejtuesve. Milionat e hedhura nuk janë justifikuar nga ‘yjet’ që drejtuesit kuqezinj afruan merkaton e verës, të cilët pritet që të largohen në merkaton e Janarit. Administrator i ekipit të Flamurtarit është Sinan Idrizi. Synimi i turqve është që Vlora shumë shpejt të kthehet në kryeqendrën e futbollit shqiptar.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'