Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës ka bërë një premtim për rikonstruksionin total të stadiumit të qytetit “Loro Boriçi”. Pasi është njohur me ambientet e stadiumit dhe kushtet e mjerueshme brenda dhe jashtë tij, kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se “Në kthim nga Shkodra ku pashë dhe stadiumin e katandisur s'ka më zi! Do vëmë dorë e do ta kthejmë në arenën e dytë europiane në Shqipëri” shkruan Rama në statusin e tij.
Theksojmë që në momentin e vendosjes për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit, pati edhe një xhelozi nga shkodranët, por FSHF dhe qeveria u justifikuan me faktin se stadiumi i ri ku do të zhvillonte ndeshjet ekipi kombëtar i futbollit nuk duhet që të ishte më larg se 100 km larg aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe këtë kusht e plotësonte Elbasani. Qeveria në bashkëpunim me FSHF, financuan 5.5 mln Euro duke e rikthyer stadiumin e Elbasanit nga një gërmadhë në një impiant me parametra ndërkombëtare me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s duke i hapur dritën jeshile zhvillimit të ndeshjeve nga të gjitha kompeticionet evropiane dhe botërore.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com