Shqipëria bëhet pjesë e një projekti të madh ndërkombëtar në fushën e energjisë që përfshin partnerë amerikanë dhe grekë. Bëhet fjalë për një projekt që kap vlerën e 6 mld dollarëve për importin e gazit nga Shtetet e Bashkuara drejt Evropës Jugore e që përfshin Shqipërinë në një prej hallkave të saj.

Vlora do të jetë qendra ku do të mbështetet. Këtu pritet të krijohet infrastruktura e nevojshme për importin e gazit i cili do të mbërrijë nga ShBA-të me anije, duke përfshirë vendosjen e mundshme të një Njësie Lundruese të Magazinimit dhe Rigazifikimit.

Kryeministri Rama, e cilësoi këtë marrëveshje si historike dhe një nga projektet që forcon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Partneriteti i Shqipërisë dhe SHBA përçon një mesazh: edhe vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshëm dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së sfidave më të ngutshme të kohëve tona. mesazhi sot nuk mund të jetë më i qartë kur vjen fjala për të lidhur nevojën jetike për energji me nevojën për liri dhe demokraci: për të mos u mbështetur te aktorë që të ofrojnë energji, por mund të të vënë në pozitë të vështirë me lirinë dhe objektivin për të forcuar demokracinë", tha Rama. 

E pranishme në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ambasadorja amerikane në Athinë, e cila u kujdes të theksonte se me këtë marrëveshje po çon përpara axhendën e presidentit Trump.

“Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Administrata Trump e ka ngritur si një shtyllë në mbarë botën. Ndërsa flasim për fuqi rajonale, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Janë më shumë se fqinje të afërta dhe bashkëpunimi ekonomik. Kur SHBA-të, Shqipëria dhe Greqa punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton”, tha ajo. 

Marrëveshja është firmosur mes kompanisë shqiptare Albgas dhe Venture Global, një kompani amerikane me përfaqësi në vende të ndryshme të botës, që aktivitetin e saj e ka të përqëndruar tek gazi natyror i lëngshëm i prodhuar në Amerikë.

Vetëm pak muaj më parë ajo nënshkroi një marrëveshje për të eksportuar gazin amerikan drejt Evropës së Jugut me një bashkim kompanish të krijuar nga kompania greke e gazit Depa dhe shoqëria Aktor, e njohur në fushën e ndërtimit. Aktor LNG është partneri tjetër në marrëveshjen e firmosur sot në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
SHBA-Shqipëri-Greqi marrëveshje për gazin, Rama: Brenda këtij mandati, eksportues neto të energjisë! Partneriteti me Amerikën, kyç

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria synon të kthehet në një vend eksportues neto të energjisë brenda këtij mandati. Komentet Rama i bëri gjatë takimit për nënshkrimin e marrëveshjes mes SHBA-Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e energjisë.

Kryeministri Rama e ka cilësuar si një marrëveshje historike dhe një nga projeketet që forcon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ka qenë një moment në jetën tonë kur energjia ishte çështje furnizimi, për të mbajtur dritat ndezur sa më gjatë të ishte e mundur në harkun e 24 orëve. Nga ana tjetër, jetonim në një vend ku, deri një dekadë më parë, gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër, ndërkohë që e gjithë pasuria e prodhuar nga sistemi ynë ishte, në fakt, e keqmenaxhuar dhe e vjedhur.

OSHEE, deri një dekadë më parë, ishte në buzë të falimentit dhe mbahej gjallë nga subvencionet qeveritare. Borxhi ishte më shumë se 5% e PBB-së. Sot, energjia përcakton sigurinë tonë, fuqinë tonë ekonomike dhe ambicien për vendin që zë në rajon dhe në Europë: të arrijmë që, brenda këtij mandati, të shndërrohemi në një vend eksportues neto të energjisë. Një element kyç i këtij rrugëtimi është partneriteti me SHBA, që mbështetet në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike.

Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Evropën juglindore. Theksoj rëndësinë e asaj që tha ambasadorja Guilfoyle, për nevojën tonë, të Greqisë dhe të Shqipërisë, për të forcuar lidhjen dhe bashkëpunimin në shumë mënyra, por posaçërisht sa i takon furnizimit me energji, prodhimit, rezistencës dhe pavarësisë. Partneriteti i Shqipërisë dhe SHBA përçon një mesazh: edhe vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshëm dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së sfidave më të ngutshme të kohëve tona.

Edhe më shumë se kaq, mesazhi sot nuk mund të jetë më i qartë kur vjen fjala për të lidhur nevojën jetike për energji me nevojën për liri dhe demokraci: për të mos u mbështetur te aktorë që të ofrojnë energji, por mund të të vënë në pozitë të vështirë me lirinë dhe objektivin për të forcuar demokracinë. Dua të theksoj rëndësinë e kësaj marrëveshjeje. Dua të përgëzoj ekipin tonë për shpejtësinë e pazakontë për realizimin e saj; ishte edhe nën trysninë time”, tha Rama.

Në këtë rrugëtim, Rama konsideroi element kyç partneritetin me SHBA-në që mbështetet në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike dhe për një rajon të qëndrueshëm e të begatë.

Ora 14:29
Marrëveshja 6 mld dollarë me SHBA e Greqinë, ambasadorja amerikane në Athinë: Trump, kampion i sigurisë energjetike

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, thotë se marrëveshja prej 6 miliardë dollarësh mes SHBA, Greqisë e Shqipërisë forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare. Ajo thotë se siguria energjetike është përkrahur fort nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare. Në sektorin energjitik, siguria dhe ekonomia shkojnë krah për krah. Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Administrata Trump e ka ngritur si një shtyllë në mbarë botën. Ndërsa flasim për fuqi rajonale, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Janë më shumë se fqinje të afërta dhe bashkëpunimi ekonomik. Kur SHBA-të, Shqipëria dhe Greqa punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton”, tha ajo në konferencën për shtyp.

K.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 28/04/2026 17:40

    Na ndriconi, ca u be me TAP? A perfiton shqiperia dicka nga TAP?

    Përgjigju
  • Ssdd: 28/04/2026 16:50

    Pse duhet te vij gazi i lengshem me anije ne vlore e pastaj te shkoj te shitet ne europe. Nuk e cojne dot direkt ne portet e europes

    Përgjigju
  • Cadra-pistolet: 28/04/2026 15:00

    Natyrisht lind pyetja: Sa do na e shes frëngu (amerika) pulën (gazin)? Dihet qe gazi amerikan i lengshem qe vjen me anije (LNG) eshte me i shtrenjte se gazi qe vjen nepermjet tubacioneve. Ku eshte gazi azerbaxhanas qe do perfitonin nga tubacionet e projektit TAP?

    Përgjigju
  • Lefteri: 28/04/2026 13:37

    Pyetje : me ca ligji shoqerohet me ceremonialin e gardes se republikes ambasadorja amerikane ne greqi gjate vizites ne Shqiperi? Pergjigje: sepse esht garda e simon zarecit hajdutit te fishekeve qe ska idene ca eshte ligjit e rregullorja ka dhe gruan shefe personeli Ne garde palaco

    Përgjigju
  • Rei: 28/04/2026 13:15

    Fali te gjitha...pse i jep pa gare...pse shkel msa e do te hysh ne BE.pse i perjashton firmat nga Be.

    Përgjigju
    • Ta rras Bulba: 28/04/2026 14:00

      Ne kete kohe nuk dihet eshte mire te hysh ne BE apo jashte saj... sipas historise (nuk di ne e din) USA kane bere me shume per kete komb (Shqiptarine) sa se ajo e ashtuquajtura BE!

  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?