Rama prezanton Sejdinin në Elbasan
mungon Ben Blushi: Nuk kisha ftesë 

Rama prezanton Sejdinin në Elbasan<br />mungon Ben Blushi: Nuk kisha ftesë 
ELBASAN - Kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta janë ndalur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit ku kanë prezantuar aty Qazim Sejdinin, si kandidat të mazhorancës për Bashkinë e Elbasanit, në zgjedhjet e 21 qershorit. 

Ajo që bie në sy në prezantimin e Sejdiut në Elbasan është mungesa e deputetit Ben Blushi i cili ka qenë udhëheqësi i fushatës së Partisë Socialiste për Elbasanit në zgjedhjet e 23 qershorit. I kontaktuar nga A1 Report, Blushi u shpreh se nuk ishte i ftuar në këtë aktivitet të Partisë Socialiste.

Teksa prezantonte kandidatin, Rama u shpreh se Sejdini, deri më sot ka treguar se e ka merituar 100% mbështetjen nga qeveria. “Është një nga njerëzit që ndërthur pasionin dhe ndërgjegjen për të udhëhequr ndryshimin” , theksoi Rama

Sejdini mbijetoi nga të gjithë kryetarët e bashkive që ishin socialist dhe e dini përse, sepse pregatiti dhe realizoi disa projekte. Ai pregatiti projektin e përpunimit të plerave, të plehrave që hidheshin e qelbnin dynjanë. Tashmë, po ngrihet impianti i teknologjisë së lartë të përpunimit të plehrave këtu në Elbasan dhe Qazimi ka dhënë një kontribut të veçantë.  Qeveria e kaluar nuk bëri asgjë për plerat”, tha Rama
 
Duke folur për ndarjen e re administrative të vendit, Rama theksoi se Sejdiun nuk do ta zgjedhin vetëm qytetarët e bashkisë së vjetër, por më shumë se 100 mijë banorë të cilët do të jenë pjesë e bashkisë së Elbasanit.“Sfida e 21 qërshorit është një sfidë e madhe për të gjithë ne si aleancë. Sot qazimin nuk do ta zgjedhin vetëm qytetarët e bashkisë së vjetër por 100 mijë banorë më shumë të cilët do të jenë pjesë e kësaj bashkie të re” theksoi Rama.

Sipas tij, sot Elbasani mbart mbi supe ende disa probleme të pazgjidhura, siç është çështja e ujit të pijshëm apo transportit. “Sfida jonë është të kemi një linjë transporti unike. Uji i pishëm. Elbasani po përpëlitet se nuk ka 24 orë ujë të pijshëm, por si mund të kishte ujë të pijshëm me atë hartë territoriale me 400 komuna e aksionerë që e morën peng sistemin e shërbimit me ujë të pishëm. Me reformën territoriale është e qartë se të gjitha bashkitë do të kenë ujësjellësin e tyre dhe s’do të kenë më varësi nga komunat, çka do t’a bëjë më të lehtë menaxhimin e këtij sektori”, shtoi Rama.

Duke iu referuar kundërshtarëve politikë, Rama tha se  Ardjan Turkun e morën nga Elbasani dhe e sollën prapë këtu.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos