Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje në rrjetet sociale kreu i qeverisë, renditi mandatet respektive për secilin deputet.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Lezhës mori tre deputetë.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetët e PS në qarkun Lezhë
Ulsi Manja, mandati 4
Admir Kadeli, mandati 1
Ermal Pacaj, mandati 1