Pas vitesh marrëdhëniesh që duket se prekën nivelet më të ulëta në dekada në 2023 pas arrestimit të Fredi Belerit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë Kyriakos Mitsotakis kanë zhvilluar takimin e parë zyrtar në Athinë pas disa vitesh.
Krerët e qeverive të dy vendeve thanë se shohin vetëm rritje të marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen, me fokusin e zgjidhjes së çdo çështjeje të mbetur pezull.
“Besoj se ende kemi një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të vendosur miqësi të vërtetë midis dy popujve tanë”, tha Mitsotakis.
“Jemi shumë të etur të vazhdojmë dhe të përfundojmë atë për të cilën kemi rënë dakord së bashku, një dokument të guximshëm partneriteti strategjik ku të gjitha çështjet adresohen dhe nuk ka më çështje të pazgjidhura midis nesh, ndërsa duam të bashkohemi me Bashkimin Evropian dhe ta bëjmë këtë rajon shumë më të rëndësishëm edhe në këtë nivel”, tha Rama.
Kreu i qeverisë së Shqipërisë në një postim e pranon se dy vendet kanë kaluar periudha jo të mira, por lidhjes mes Tiranës dhe Athinës i quan një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët për të modernizuar dy vendet. Rama shkruan se të dy qeveritë po punojnë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.
"Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik", shkruan Rama.
Në “Pallatin Maximos”, nuk munguan edhe batutat mes dy liderëve për veshjen e Kryeministrit Rama, me kreun e qeverisë shqiptare që kërkoi mirëkuptimin e mediave greke.
Kryeministri Rama ndodhet në Greqi për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar të Delfit.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me Edi Ramën, gjatë vizitës së shefit të Qeverisë shqiptare në Greqi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitsotakis ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe progresin e arritur.
Po ashtu, Mitsotakis theksoi se takimi ishte një mundësi për të diskutuar zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për të riafirmuar mbështetjen e Greqisë për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Sot u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Na u dha mundësia të vlerësonim progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt BE-së”, ka shkruar Mitsotakis.
Συναντήθηκα σήμερα με τον Πρωθυπουργό της Αλβανίας Edi Rama. Μας δόθηκε η ευκαιρία για αποτίμηση της σημαντικής προόδου που έχουμε σημειώσει στις διμερείς μας σχέσεις, ενώ παράλληλα του εξέφρασα τη συνεχή υποστήριξή μας στη δύσκολη πορεία που έχει χαράξει η Αλβανία προς την Ε.Ε. pic.twitter.com/BK91hD0eUN
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) April 22, 2026

Mes batutash është zhvilluar takimi i kryeministrit Edi Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Maximos. Shefi i qeverisë edhe kësaj radhe ka tërhequr vëmendjen me veshjen dhe atletet e bardha. Ishte vetë kryeministri Rama që ka kërkuar ndjesë që nuk është veshur aq zyrtar sa Mitsotakis, duke thënë se nuk e priste një pritje të tillë.
Kryeministri ka deklaruar se shpreson që mediat greke mos ta interpretojnë ndryshe veshjen e tij, pasi nuk është gjë tjetër përveçse mungesë informacioni nga protokolli. Por, ky moment është pritur me sportivitet nga kryeministri grek, i cili e ka vlerësuar Ramën për mënyrën si vishet, duke i thënë se është inovativ dhe kjo u pëlqen.
Pjesë nga diskutimi Rama- Mitsotakis
Kyriakos Mitsotakis: Është gjithmonë kënaqësi të të mirëpres në Athinë, i dashur Edi, me rastin e pjesëmarrjes tënde në Forumin Ekonomik të Delfit. Është gjithmonë mirë që na jepet mundësia të bëjmë një vlerësim të progresit të rëndësishëm që kemi arritur në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe të mbështetjes sonë të vazhdueshme në rrugën e vështirë që keni ndërmarrë drejt Bashkimit Evropian.
Megjithatë, besoj se kemi ende një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e mbetura që lidhen me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të konsoliduar miqësinë e vërtetë mes dy popujve tanë.
Prandaj, është një mundësi shumë e mirë të të mirëpres edhe një herë në Athinë, dhe e di që të pëlqen shumë të vish këtu.
Edi Rama: Ju falënderoj shumë. Dhe, për të qenë i sinqertë, ndihem i lehtësuar që gjithçka që duhej të mbetej në të kaluarën ka mbetur në të kaluarën, sepse kjo më jep më shumë mundësi të vij më shpesh në vendin tuaj të bukur, të cilin e dua shumë.
Dua, ndërkohë, t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen. Ne e vlerësojmë shumë. Dhe, po, jemi shumë të gatshëm të vazhdojmë dhe të përmbyllim atë që kemi rënë dakord së bashku: një dokument të guximshëm të partneritetit strategjik, ku trajtohen të gjitha çështjet dhe nuk mbetet më asnjë çështje e hapur mes nesh, ndërkohë që synojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe ta bëjmë këtë rajon shumë më të rëndësishëm edhe në këtë nivel.
Edhe një herë, ju falënderoj shumë, z. Kryeministër. Është nder për mua të jem këtu dhe kërkoj ndjesë që nuk jam veshur aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Shpresoj që mediat greke të mos e interpretojnë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të duhur nga protokolli im.
Kyriakos Mitsotakis: E dimë që je gjithmonë shumë kreativ në mënyrën se si vishesh, dhe kjo na pëlqen.
Komente











Kryeministri me i korruptuar Edi Rama ky e ka vendin ne burg mashtruesi
PërgjigjuJEP DOREHEQJEN O LEGEN...MJAFT U PERDROLLE LARTE E POSHTE SI KURVAT.....
PërgjigjuPo mir me zoti Kryeminister cfare ke marre ti ndonjehere nga shtete qe na rrethojne asgje dhe per fqinjesine e mire qe thua ti per rehatin tende te atyre 140 palacove qe ke ne kuvend dhe atyre oligarkeve qe po iu merr te tere pronat shqiptarve e ke dhene shqiperine me copa tani rradhen e ka deti pse mos ta marre greku pastaj himaren se na ka dale toke greke melonit i dhe toke per te sjelle kriminelat e saje serbit i ke dhene gjithe tregun dhe po i vdesh shqipteret me produkte kancerogjene dhe qe te cojne ne fertilitet burimet ujore do ja japesh melonit motres se ne ska ca na duhet mineralet ia ke dhene kinezve se sna hyn ne pune naften qe transporton cdo dite kushedi kush e merr a ka ngeleur gje pa dhene po nje gje jua uroj me shpirt ju kriminelave qe na drejtoni kurre mos gezofshi ndonje gje as ju as ata qe do leni prapa .
Përgjigju