Edhe vizita e sotme e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, është shoqëruar me protesta.
 
Në momentin që shefi i qeverisë ka qenë duke u futur në Pallatin e Sportit, në turmë ka qenë edhe Hasan Jera, gjuetar i cili ka patur një parullë me të cilën i kërkonte kryeministrit që të mbante fjalën e dhënë dhe të mos ketë më shtyrje të moratoriumit. Mirëpo forcat e policisë dhe garda nuk kanë lejuar qe gjuetari te qonte parullën. I indinjuar Jera tha për mediat se ky është një cenim i të drejtave të njeriut dhe diktaturë e cila nuk lejon njerëzit të shprehen.
 
"Unë kisha përgatit një parrullë për nesër në orën 11 në Tiranë ku i kërkoj kryeministrit të hapet gjuetia, të mbajë fjalën që ka dhënë se me datën 31 mars do të përfundojë moratoriumi ai nuk do ta mbajë fjalën edhe unë këtë kisha shkruajtur në parrullë Shkodra kërkon të hapet gjuetia. Mbaje fjalën që ke dhënë zoti kryeministër, bëhu burrë", u shpreh ai.
 
Ndërkohë nesër, gjuetarët zhvillojnë përpara Kryeministrisë protestën e tyre të dytë për të kundërshtuar shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë për 5 vjet.
 

Redaksia online
Shqiptarja.com