Rama: Projektet e rrugëve mizerabël
do rehabilitojmë çfarë të mundemiVD

Rama: Projektet e rrugëve mizerabël<br />do rehabilitojmë çfarë të mundemiVD
TIRANË- "Projektet e rrugëve në Shqipëri janë mizerabël, pa standarde dhe pa qasje bashkëkohore, por do të bëjmë çmos që gjithë këtë punë të saponisur ta vendosim në shinat e duhura". Kështu është shprehur mes të tjerave Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë inspektimit të sotëm në aksin rrugor në rrugën e Elbasanit, ku ishte i pranishëm bashkë me Ministrin e Transportit, Edmond Haxhinasto.

"Zhbllokimi i kantiereve të mbetura peng në zinxhirin e borxheve ka nisur, por është vetëm një pjesë e problemit me të cilin përballemi sot, pjesa tjetër janë projekte mizerabël, pa standarde, pa specifikime e qasje bashkëkohore, kur qytetarët e këtij vendi e ky vend meritojnë shumë më tepër.
Nga një anë do të bëjmë çmos që gjithë këtë punë të saponisur ta vendosim në shinat e duhura të respektimit të afateve e cilësisë dhe nga ana tjetër, të mund të rehabilitojmë çfarë është e mundur, në kushtet kur një pjesë e gjërave janë të palëvizshme dhe punët kanë nisur shatra- patra, siç ishte zakoni”, u shpreh Rama.
 
Sipas tij, rruga të cilën ata inspektuan është “Rrugë e rëndësishme në funksion të ndërtimi të një modeli të ri e qasjeje krejtësisht të re, përsa i përket infrastrukturës.
Në përfundim, të gjithë do të jenë në gjende të bëjnë dallimin e në fund do të kemi vënë themelin në rrugë të re të zbatimit, monitorimit dhe përkthimit të shpenzimeve që bëhen në përputhje me ambicjet e shqiptarëve për rrugë evropiane”, përfundoi Kryeministri Rama.

Ndërsa ministri Haxhinasto foli për “Rëndësinë që ka në realizimin e veprës publike cilësia, përfundimi në kohë i rrugëve, adoptimi i një filozofie krejt të re që kjo qeveri ka realizuar, që ka të bëjë me cilësinë më të lartë, me parametrat më të nevojshëm, inxhinierikë, të sinjalisitikës”.
 
Sipas tij, “Është përqasje, jo vetëm për këtë rrugë, e cila është shembull modeli i realizimit të një vepre publike dhe standardit të rrugëve”.
 
“E kam fjalën në mënyrë të veçantë për rrugët e Shqipërisë, të cilat do të ndryshojnë pamjen me këtë kërkesë që kemi”, theksoi Haxhinasto.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë