Rama: Prokurorë të huaj për 
21 janarin,dosjet e korrupsionit

Rama: Prokurorë të huaj për <br />21 janarin,dosjet e korrupsionit
TIRANE-  Kryeministri deklaron se mazhoranca, PS-LSI, me zgjedhjet e 23 qershorit morı qeverisjen e vendit por opozita  'vazhdon të drejtojë sistemin gjoja të pavarur të drejtësisë nga i cili ka marrë garancinë se nuk do preket' . 

Nga foltorja e Kuvendit Rama propozon marrjen e një prokurori të huaj për hetimin e të gjitha dosjeve, përfshi këtu edhe atë të 21 janarit dhe dosjet e korrupsionit. Ish-kryeministri Berisha përsëriti se me protestën e 21 janarit Rama kishte plan të bënte grusht shteti.

'Në fund të fundit ju keni një të drejtë. Në një vend që funksionon normalisht ka dy drejtësi, ajo e votës që u bë në 23 qershor. Dhe ajo Kushtetuese, prokuroria. Ju keni të drejtë sepse sot zëdhënësit më të denjë për atë që flisni sot, duhej të ishit duke folur në prokurori. Ne kemi ardhur në qeveri, por vazhdoni të drejtoni sistemin gjoja të pavarur të drejtësisë dhe ju keni marrë garancinë se nuk do ju prekni për gjithë ato vite dhe u keni thënë. Meqënëse e keni kaq merak hetimet duke filluar nga 21 janari, një prokuror i pavarur i huaj të vijë dhe të drejtojë hetimin e çështjes. Nëse ju e keni përzemër luftën ndaj korrupsionit ta hetojmë më tej dhe ta shikojmë se çfarë rezultatesh do të nxjerrë, të ngritura mbi prova dhe mbi fakt.'- tha Rama.

Në replikë Rama tha se Berisha është karikatura e Enverit: "Ju e keni me Enverin e vdekur se ju mban peng ky i gjalli, karikatura e tij."  Seanca u karakterizua edhe me debate e replika të ashpra për perıudhën e komunizmıt, madje në një moment ka pasur debat verbal edhe mes ish ministrit të Financave Ridvan Bode dhe kryeministrit Edi Rama në momentin kur po dilnin nga seanca pasi Meta njoftoi për një pushim disa minutësh.

Seanca e sotme është zhvilluar me debate dhe replika të ashpra edhe në lidhje me shkarkimin e Zana Xhukës, nga detyra e kryeinspektores së ILDKP-së. Debatet kanë përfshirë deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës, në lidhje me ligjshmërinë e përfshirjes në rend të ditës të kësaj çështjeje. Në fund me votat e mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi shkarkoı kreun e ILDKP-së Zana Xhukën dhe në vend të saj u emërua me 75 vota pro dhe dy abstenime Shkëlqim Gani.

Debate dhe përplasje kishte mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, për ligjshmërinë e procedurave. Berisha tha se, kjo që po ndodh sot ishte një puç për institucionet e pavarura. Ndërsa Meta tha se, ka qenë gjithmonë kundër mënyrës se si është zgjedhur ajo.
 
Përplasje e ashpër edhe mes deputetëve Jozefina Topalli dhe Fatmir Xhafaj. Ky i fundit akuzoi Topallin se e kishte kthyer Kuvendin në shtojcë të PD-së, ndërsa për Topallin, Xhafaj është shumë qesharak në ata që deklaroi në podiumin e Kuvendit.

SEANCA MINUTE PAS MINUTE 

ORA 15:00 KUVENDI VOTON ME 77 VOTA SHKARKIMIN E ZANA XHUKES 

Kuvendi jo vetëm ka shkarkuar vetëm me votat e mazhorancës dhe pa praninë e opozitës kreun e ILDKP-së Zana Xhukën, por në në vend të saj është emëruar në krye të këtij institucioni me 75 vota pro dhe dy abstenime Shkëlqim Gani.
 
Kjo procedurë riktheu edhe njëherë dekretet e Presidentit ne sallën e seancave plenare pasi sipas mazhorancës në datën 21 janar 2013 është votuar vetëm Zana Xhuka, e për pasojë duhej ndrequr kjo parregullsi.
 
Por kjo është kundërshtar nga opozita duke e kthyer Parlamentin në arenë debatesh ku protagonisti kryesor edhe kësaj radhe ishte ish-kryeministri Berisha, i cili bashkë me deputetët e tjerë të opozitës kanë sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.
 
Në fund të vitit 2013 mazhoranca ngriti një grup kontrolli për punën në ILDKP nga ku konstatoi pavlefshmëri të emërimit të saj, pasi nuk përmbushte kriteret, si edhe punë të dobët. Më pas 51 deputet të mazhorancës duke u bazuar në këtë raport kërkuan shkarkimin e saj.



14: 55 SEANCA PLENARE MIRATOI:
- Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank Austria A.G. për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë”.
 
- Projektligjin “Për ratifikimin e dokumentit të ndryshimit nr. 1, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë e përfaqësohet nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria A.G, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë”.
 
- Projektligjin “Për ratifikimin e instrumenteve që ndryshojnë Kushtetutën dhe Konventën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (Gjenevë, 1992), të ndryshuar nga Konferenca Fuqiplotë (Guadalajara, 2010)”.
 
- Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” të ndryshuar”, projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP)"
 
- Projektvendimin “Për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Kuvendit nr.1/2013 për Inspektoren e Përgjithshme të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ”, që parashikon a) Lirimin nga detyra të Inspektores të ILDKPKI të znj. Zana Xhuka dhe b) Votimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr 7928, dt 16.1.2013 “ Për propozimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.

- Dekretin nr 7928, dt 16.1.2013 që i propozon Kuvendit dy kandidaturat për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP-së, znj. Zana Xhuka, e cila u votua me 76 vota kundër, 1 abstenim, ndërsa z. Shkëlqim Ganaj u zgjodh në krye të ILDKP-së me 75 vota pro dhe 2 abstenim.

- Projektvendimin për caktimin e deputetit z. Bedri Mihaj në Komisionin e Përhershëm Parlamentar për Punën,Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë me 72 vota pro.

ORA 14:20 PARLAMENTI RIKTHEN DEBATET PER DIKTATUREN
Periudha e diktaturës në këtë 23 vjetor të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës është rikthyer në debatet e politikës shqiptare në sallën e kuvendit. Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri Financave, Ridvan Bode, janë përfshirë në replika mes tyre për shkak të komisioneve që janë ngritur hera-herës në adresë të shefit të qeverisë Edi Rama.
 
Pas reagimit të Ramës, përgjigjen e dha Berisha, me të cilin vazhduan replikat më tej.
 
Por debatet mes kryeministrit Rama dhe ish-shefit të Financave Ridvan Bode kanë vazhduar edhe pasi media u largua nga salla e seancës plenare gjatë pushimit të kërkuar nga Meta.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 të arrestuar

Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 të arrestuar