Asambleja e PS/ Rama ndryshon gati gjysmën e kabinetit qeveritar! Emrat e ministrave të rinj! Largohen Kushi, Xhaçka, Krifca, Bilali dhe Ekonomi

Kryeministri Edi Rama ndryshon kabinetin qeveritar. Ndërsa largohen 5 ministra, emërohen 7 të rinj. Ashtu siç ishte paralajmëruar ndryshimet u bënë publike në Asamblenë Kombëtare të PS-së, të mbledhur pasditen e sotme (4 shtator 2023)  dhe pritet që t'i përcillen nesër për tu dekretuar tek presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi, Edona Bilali, Milva Ekonomi nuk do të jenë më në qeverinë e Ramës, ndërsa për Ogerta Manstirliun dhe Delina Ibrahimajn kemi një ndryshim të portofolit. Ata do të drejtojnë dy ministri të cilat deri sot drejtoheshin nga koleget e tyre.

Rama i beson Igli Hasanit, ish ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore postin e Ministrisë së Punëve Jashtme, në vend të Olta Xhaçkës.

Prej 1 shtatorit Shqipëria ka rimarrë për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit dhe javën e ardhshme Xhaçka do të duhej të ishte në Nju Jork, për të drejtuar një sesion të Këshillit të Sigurimit, kushtuar një platforme të re të përgjigjes me ndihma himanitare, ndaj krizave të ndryshme në botë. Me ndryshimet e reja duket që Shqipëria do të përfaqësohet nga Hasani.

Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë ia besoi Evin Metes, i cili prej majit 2020 mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe në periudhën 2013-2017 ishte zëvendësministër i Financave.

Delina Ibrahimaj, e cila mbante deri tani postin e ministres së Financave, me ndryshimet e reja merr drejtimin e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesin, duke zevendësuar Edona Bilalin.

Ogerta Manastriliu dorëzon portofolin e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të cilën e drejtonte Evis Kushi.

Në krye të Shëndetësisë emërohet Albana Koçiu, e cila mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.  Në kabinetin qeveritar rikthehet Anila Denaj. Deputetja e Partisë Socialiste, e zgjedhur në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 2021 dhe që ka mbajtur postin e Ministrisë së Financave (dhjetor 2018 - shtator 2021) tashmë do të ketë portofolin e ministrisë së Bujqësisë, duke zëvendësuar në këtë post Frida Krifcën

Shkrihet ministria e Ekonomit, Arbi Mazniku në qeveri në krye të ministrisë së re
Kabineti qeveritar do të ketë dhe disa ndryshime të reja. Zgjedhjet vendore të 14 majit kanë nxjerrë në pah nevojën e krijimit të një dikasteri të ri që do të forcojë bashkëpunimin mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore. Rama vendos të krijojë Ministrinë e Pushtetit Vendor të cilën ia beson Arbian Maznikut, nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.

"Duke marrë parasysh se puna e bërë për standardet e shërbimeve është futur në një shtrat dhe nga ana tjetër ne na ka dalë qartësisht në pah, qoftë me zgjedhjet e fundit vendore dhe me sfidat e mëdha të pushtetit vendor në këtë fazë të re të zhvillimit, qoftë me sa fola më parë, nevoja për një koordinim në kohë reale mes qeverisë qëndrore dhe asaj vendore, nuk do kemi më një ministër për standardet e shërbimeve, do kemi një Ministër Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion të ri në qeveri do ta mbulojë Arbian Mazniku' argumentoi Rama.

Ndërsa është shkrirë Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet.

Porosia: Mos bini në kurthin e pasurimit me djersën e të tjerëve
Rama bëri publike ndryshimet në qeveri në fund të fjalimit gati 90 minutësh në Asamblenë Kombëtare, në pjesë e mirë e të cilës I ishte dedikuar bumit turistik të këtij sezoni veror, Shqipërisë 2030 por dhe mbështetjes së SPAK në luftën e saj kundër korrupsionit në çdo nivel të pushtetit qëndror apo vendor.  Ministrave u la dhe porositë

Lëreni SPAK-un të bëjë punën e vet dhe bëni punën tuaj. Falenderojeni këtë popull dhe këtë parti çdo mëngjes....
 Bëjeni pra punën tuaj me ndershmëri, me profesionalizëm, me përkushtim.
Mos ia bëni me hile shtetit.
Mos ia bëni me hile njerëzve.
Mos kini frikë nga gabimet e bëra duke punuar drejt dhe pastër, as nga vendimet e marra me drejtësi dhe pastërti për të mirën e vendit, për të mirën e komunitetit. Mos bëni faje nga ato me të cilat merret drejtësia edhe sikur të jeni të bindur që asnjëherë nuk do të merren vesh. Mos bini në kurthin e pasurimit me djersën e të tjerëve. Është haram që nuk bëhet kurrë hallall dhe pasardhësit nuk e kanë borxh që t’i shohin haramit, sherrin. 

Mos i harroni dhe amanetet e të parëve.

Kujtohuni për fjalët e gjysheve, për porositë e prindërve kur i dëgjonim nga halli dhe jeni komplet në rregull me SPAK-un, me gjykatën speciale, me drejtësinë dhe me të gjitha ‘’tërli-vërlit’’ me të cilat jo ju të gjithë fatmirësisht, po disa prej jush rrokoanisin kokën e të tjerëve" tha Rama.

NDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR
-Ervin Mete, ministër i Ekonomisë dhe Financave
-Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
-Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
-Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
-Albana Koçiu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
-Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen
-Arbi Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor 
-Shkrihet ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Ikën Milva Ekonomi)

Ndryshimet në Sekretariatin e PS
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama paraqiti edhe kandidaturat për Sekretarët e rinj të PS. Rama u kërkoi socialstëve të miratojnë strukturën dhe përbërjen e re të sekretariatit të ri ekzekutiv të partisë, i cili do të duhet t’i nënshtrohet votëbesimit të Asamblesë në Kongres.  

“Na duhet një diskutim gjithëpërfshirës, shterues dhe mobilizues prandaj dhe unë propozoj si fillim asamblesë thirrjen në fillim të tetorit kongresin e jashtëzakonshëm, ku qeveria nga njëra anë dhe lidershipi i ri i partisë të paraqesë platformat e tyre të veprimit dhe pastaj gjërat shtrohen në një diskutim dhe të vihen në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të partisë”, u kërkoi Rama.

Sekretariati i ri ekzekutiv i PS:
-Ardjan Çela, Sekretari i Organizimit
-Eduard Ndreca, Sekretar i Burimeve Njerëzore
-Evis Kushi, Sekretare e Gruas
-Etjen Xhafa, Sekretar Dixhital dhe i Rinisë
-Romina KukoSekretar i Marrëdhënieve me Jashtë
-Ardian Salianji, Sekretar i Çështjeve Zgjedhore
-Milva Konomi, Sekretare e Programit

Mesazhi per Nanon

Në krye të PS që prej vitit 2005, në këtë Asamble Rama nuk mund të mos i dedikonte dy fjalë dhe Fatos Nanos I cili e futi në politikë por dhe ia lëshoi fronin.

“Ajo që unë di me siguri absolute është se po të mos e besoja këtë që ky vend bëhet dhe po të mos e shikoja me sy hapur ëndrrën e Shqipërisë europiane, as do kisha hyrë në politikë, me ftesë të liderit historik të Partisë Socialiste, as do isha përpjekur fare t’i zija vendin e tij, as do mbaja mbi kurriz e mbi fytyrë thuajse 20 vjet më shumë baltë sesa të gjithë ju bashkë për të qëndruar në krye si lider i juaji dhe as do ta përballoja dot një ditë të vetme baltën e zezë të gojëve të palara prej 111 vjetësh, mbi të vdekurit e mbi të gjallët e familjes time dhe pastaj kurrë nuk do t’i kisha hyrë detit në këmbë bashkë me ju për të ecur kundër erës mbytëse të historisë, duke këmbëngulur nxjerrjen matanë të një reforme të vërtetë në drejtësi, e cila të mos përfundonte në gojën e peshkaqenëve, peshkagurëve dhe peshkatarëve të ujërave të zeza të traditës së vjetër anti-drejtësi, siç kanë përfunduar të tëra, gjasme reformat e drejtësisë, në 100 vitet paraardhëse nga dita kur filloi kjo beteja jonë e madhe 10 vjecare për këtë reformë që vazhdon" vijoi Rama.

Prej ditësh ish lideri i së majtës ndodhet i shtruar në spital dhe Rama i përcolli urimin në emër të socialistëve.

"Në emër të të gjithëve ju, nga ky oxhak i familjes së tij politike, kryetarit tonë Fatos Nano që ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore dhe të dalë me shëndet, me humor dhe me jetë të gjatë edhe nga burgu i terapisë intensive, siç doli 26 vjet më parë nga burgu politik ku e futi egërsia e pandëshkuar kriminale e njërit prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë në historinë e shtetit shqiptar' uroi Rama.

Rama ndodhet në krye të qeverisë prej vitit 2013. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Partia Socialiste mori një mandat të tretë. Në 2022 Rama shkarkoi zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, aktualisht në kërkim, nga Prokuroria e Posaçme për 'Shpërdorim detyre', 'pastrimi i parave'.

Në fillim të korrikut 2023, Rama ndryshoi papritur ministrin e Brendshëm dhe në vend të tij  emëroi Bledi Çuçin, i cili mori drejtimin e grupit parlamentar socialist, kur u emërua  Taulant Balla në ministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Zuri vendin e Xhaçkës, kush është Igli Hasani ministri i ri i Jashtëm

1693845815_iglihasani.jpg

Igli Hasani, një emër jo shumë i njohur në jetën politike shqiptare, është ministri i ri i Jashtëm. Igli Hasani aktualisht ka mbajtur pozicioni e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.

Përpara anëtarësimit në OSBE, ambasadori Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.

Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, ambasadori Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019. Ambasadori Hasani ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014). dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014). Ai ka diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.

Ora 19:10
Shtohet një ministri, kush janë emrat e rinj të kabinetit qeveritar! Rama rikthen Anila Denajn

1693849366_ervinmeteilgihasanialbanakoiuarbjanmazniku.jpg

7 ndryshime ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar. 4 prej tyre janë emra të rinj. Në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të jetë Ervin Mete. Mete ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Një emër i ri në qeverinë Rama do të jetë edhe Albana Koçiu. Koçiu do të jetë ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale duke zëvendësuar në këtë post pas 6 vitesh Ogerta Manastirliun.

Olta Xhaçka largohet nga drejtimi i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Igli Hasani. Kryeministri njoftoi edhe një ministri të re, atë të Pushtetit Vendor, që do ta mbulojë Arbjan Mazniku. Një emër i rikthyer në qeveri është Anila Denaj.

Ora 19:04
Ikën nga nënkryetar i bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku merr postin e ministrit të ri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor

1673969524_202003041954190403200072oXi6Et4.jpg

Arbian Mazniku do të jetë ministri i ri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, një ministri e krijuar sot. Arbjan Mazniku ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015.

Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhën 2 vjeçare. Para se të merrte përsipër këto detyra, Arbjani ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social.

Në janar të vitit 2008 Mazniku ka punuar për MJAFT, lëvizja civile më e suksesshme, e cila nxiti reagimin dhe aktivizimin e të rinjve për çështje të ndryshme politike e sociale.

Nga vitet 2005-2007, Arbjan Mazniku ka qenë Drejtor për Politikat e brendshme në MJAFT dhe nga viti 2003-2005 ka qenë Drejtor Komunikimi në MJAFT.

Përpara aktivizimit në MJAFT, Arbjani ka drejtuar Shoqatën Ndërkombëtare të Debateve në Shqipëri për 3 vjet, duke kordinuar programet e debatit për Gjimnazet dhe Universitetet.

Arbjan Mazniku ka studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe zotëron një Master në Profilin Komunikim Politik nga Universiteti Sheffield në Britaninë e Madhe.

Ora 18:50
Zëvendësoi Manastirliun, kush është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

1693845884_albanakoiu.jpg

Albana Kociu, është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale! Emri i saj u propozua sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Koçiu zëvendëson në këtë post, Ogerta Manastirliun, e cila drejtont këtë ministri që prej 2017.

Albana Koçiu aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Njëherazi, Koçiu ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale mbi drejtimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, rekrutimin efektiv në shërbimin civil, analizën e nevojave për trajnim në administratën publike etj. 

Si Drejtor i Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ora 18:46
Kush është ministri i ri i Ekonomisë e Financave, më parë ka mbajtur postin e drejtorit të AMF-së

1693845797_ervinmete.jpg

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat e rinj për kabinetin e ri qeveritar. Ministër i Ekonomisë dhe Finanacave do të jetë Ervin Mete, i cili zëvendësoi në këtë post Delina Ibrahimajn.

Por kush është ministri i ri i Ekonomisë?

Ervin Mete momentalisht ka mbajtur pozicionin si drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga maji 2020. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar, përfshirë ligjin "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit " dhe ndryshimet në ligjin "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare ".

Ervin Mete ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar dhe ka mbajtur pozicionin e koordinatorit kombëtar për Programin e Reformave Ekonomike me BE.

Mete është lektor i së drejtës fiskale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ai ka shërbyer si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore (2011), Komisionit Evropian (2008) dhe PNUD-it (2007).

Ervin Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA (LL.M. 2010) dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës - LSE (LL.M. 2009), ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera (2006) . Z. Mete zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Ora 18:41
EMRAT/ Nga Evis Kushi te Frida Krifca, kush janë ministret që largohen nga qeveria

1693845782_fridakrifcaeviskushioltaxhacka.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike sot ndryshimet në kabinetin qeveritar. Por kush janë ministret që largohen përfundimisht nga kabineti qeveritar.

Evis Kushi, e cila ka mbajtur postin e ministres së Arsimit që nga vitit 2020 largohet nga kjo detyrë. Krye socialisti Edi Rama e propozoi për si Sekretare e gruas në PS.

Frida Krifca, e cila ka mbajtur postin e ministres së Bujqësisë, që nga shtatori 2021 është larguar nga kjo detyrë.

Një ministër tjetër që është larguar nga detyra është edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Kjo e fundit e ka mbajtur këtë post që nga janari i vitit 2021.

Edona Bilali, ministre pa portofol për Sipërmarrjen detyrë të cilën e mori në 2021, është larguar nga kjo detyrë. Vendin e saj e mori Delina Ibrahimaj.

Po ashtu është larguar nga pozicioni i ministres edhe Milva Ekonomi, pasi ministria e saj është shkrirë.

Ora 18:26
Ja kush janë EMRAT e rinj të sekretariatit të ri të PS-së

1693844516_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se në tetor do të mblidhet kongresi i PS-së ku do të miratohen ndryshimet në strukturë të sekretariatit të PS-së.

Në fillim të tetorit thirret mbledhja e kongresit të PS-së. Me propozim të sekretarit përgjithshëm në detyrë Blendi Klosi unë ju kërkoj të miratoni strukturë dhe përbërjen e re të Sekretariatit të Partisë, të cilin do ta votojë asambleja në kongres:

EMRAT

Sekretar i Pergjithshëm, Blendi Klosi

Sekretar Organizativ Ardian Çela 

Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca

Sekretare e Gruas Evis Kushi

Sekretar Digjital Etjen Xhafa

Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kuko

Sekretar për Çështjet Zgjedhore Eridjan Salianji 

Sekretare e Programit Milva Ekonomi

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 05/09/2023 21:30

    Rekordi i Rames ende mbetet ke 50%ci. Sa e gatit gjysmen per burg, gjysmen tjeter e ka hazer! Apo nuk ka respekt per SPAK! Madje i cuditur mu duk pse nuk e kane fut edhe vete Ramen brenda....

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 05/09/2023 09:19

    Kryerilindasiedvin e ka kthyer qeverine qe kryeson ne llozhë te Alexit...tashme populli e ka kuptuar. Veçanerisht pensionistet qe i kane dhene votën rilindjesmjeruar se premtimi per 5000 lekshin dhe rritjen e pensioneve ne muajin shtator[kompensimi indeksimit te inflacionit] nuk denjohet as te zihet ne goje nga kryerilindasi....

    Përgjigju
  • Malua: 05/09/2023 08:56

    Sa here ngrihen akuza per ministrat, Rama thote "individuale" pergjegjesia ke drejtesia. Ndersa ne fjalen e tij te rastit, shoki Enver... sorry, shoku Edvin dekllaron se kolektivce "PS gjalle a vdekur" ka me e kalu proven e zjarrit. Gjsesi, idiotesine dhe injorancen e shpreh aq mediokritisht saqe sdi ca thote sot nga dje a pasneser.

    Përgjigju
  • Baba: 05/09/2023 08:50

    Dhe thon pastaj nuk riciklohen plehrat

    Përgjigju
  • labi: 05/09/2023 05:14

    largoben hajdutet me xhepa plot,,vijne te tjere hajdute qe te mbushin xhepat,,,janines ci pane site,,,o janino..

    Përgjigju
  • Agron: 05/09/2023 02:13

    Mir ministren krifca e hoqe,po kryetarin e partise socialiste per petrelen ardi kupi drejtor ne oshee kur do e hiqni dhe dergoni para drejtesise sepse 2 milion euro atij ja ka dhene krifca per te ndertuar nje hotel ne fshatin e tij nga fondet e ipard te evropes ????

    Përgjigju
  • jani: 05/09/2023 01:26

    po kjo albana kociu,,ka mbaruar gje per mjekesi,,,hajde rama

    Përgjigju
  • ulviu: 05/09/2023 01:22

    ballukun se heq edi se me ate i mbush xhepat,,,aty eshte dhokma e luanit...

    Përgjigju
  • Tina: 05/09/2023 00:27

    Me ka cu nana me la gojen. Mire qe hoqi Kushi askushin, mire qe i hoqi dhe te tjeret, po me keta qe zgjodhi na i keputi telat e zemres. Ku jane profesionistet, ku jane profesoret e ndershem, ku jane artistet me vizion? Cfare lloj rrace eshte kjo e ministrave dhe ministreshave e drejtoreve te katapultuar qe s'kane bere nje dite pune jopartiake ne jeten e vet dhe na serviren sikur jane prej floriri? Paaftesi, arrogance dhe vjedhje, ja cfare presim.

    Përgjigju
  • Kosto: 04/09/2023 23:14

    Romina Kuko sekretare për marrëdhëniet me jashtë. Soreca është njoftuar?

    Përgjigju
    • Or tej: 05/09/2023 08:44

      Permend Rominen e bej gati gerneten or teeeejjjjj

  • edi: 04/09/2023 22:43

    Po zhduk drejtoret qe kane nga 5-6 vite se po bejne kerdine o Rameeeeeeeee! Zhduki hajdutet e coi ne SPAK hap lexo raportet e auditeve e klsh! Drejtore qe vjedhin nafte, leke, hajduta!!!!

    Përgjigju
  • Sala: 04/09/2023 22:42

    Ta degjosh nga goja e Rames qe gjith jeten ka qen ne postet me lek eshte shume qesharake.Thua te jet kaq i paster ky qe sdi ku te coj leket. Sorosian i pangopur me lek e pushtet. Porosia për ministrat: "Mos bini në kurthin e pasurimit me djersën e të tjerëve. Eshtë haram që nuk bëhet kurrë hallall" SA MIR DO ISHTE.

    Përgjigju
  • Luli: 04/09/2023 22:38

    Sa keq qe z.Braçe nuk ka info.per znj.Kushi.Zonja ministre shpesh eshte bere pale me drejtoreshen e DRAP it te Fierit ,Brunilda Dhami qe e ka dosjen ne Gjykaten e Larte.Kryeministri e ka gjetur kohen z.Brace per te kthyer pergjigje hallexhinjve shpesh,ndersa znj.Kushi ishte e zene me punet e medha nuk denjonte te kthente pergjigje qe eshte detyrim ligjor per cdo ankese

    Përgjigju
  • Gjyshi: 04/09/2023 20:57

    Ky Mete ishte ai " kingu" zv.minister financash ne kohen e A. Denaj qe dubloi licensen per dyqanet e Rinasit ne favor te Gjin Gjonit. Rama kujtom se njerezit nuk kane memorie. Tani do shpetojme nga korupsioni me bedelin e Gjin Gjonit ne qeveri.

    Përgjigju
    • Ndergjegja: 04/09/2023 22:39

      Eshte edhe i biri Bilbil Metes,prokurorit te salihut qe kishte mbaruar shkollen e sigurimit ne Sauk dhe punuar si hetues i diktatures,por qe i sherbeu me besnikeri krimit e korrupsionit jo vetëm te salihut por edhe kryeministritrilindas edvin. Ka histori bilua i ppsh,shokut salih,fatis,like e edvin....

  • Scutari: 04/09/2023 20:26

    Po Balluku?!

    Përgjigju
    • Doganier Titi: 05/09/2023 06:59

      Balluku në rregull është me të vetën se thote kam “plakun” qe më mbron, ndërkohë Babloku dhe çunat e Durrësit me Gjush akulloren, fap ngritën Ard Çelën në Parti qe të shkrijë çdo iluzion të Belës për të qënë në kry te PS. Thjesht luftë bandash, ku tregoi se Lal Plehu mbështet nga çunat e Durrësit

  • Tahip Rëndshëm: 04/09/2023 19:49

    I.Hasani është një "gjë". Pasi e futi në sqetull Mimi, i vuri sterkembshin eprorit të tij ( sot kryetar bashkie), dhe është marrë veç me thashe-e-theme me Krajën e Co. Makiaveli do t'ia kishte zili po të ishte gjallë.

    Përgjigju
  • Genci: 04/09/2023 19:33

    Asgje interesante per ndryshimet ne qeveri,hoqi disa hajduta i zëvendësoi me te tjere hajduta

    Përgjigju
  • Aaaaaa: 04/09/2023 19:24

    Shyqyr qe e hoqen kete ministren e arsimit!Komplet e paafte per te menaxhuar.Shume mire aty ne kete pozicion te ri.Arsimi kishte marre fund ne kohen e saj.Degradim total.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024