Rama: Protesta e opozitës për
të mbrojtur gjyqtarët ‘killera‘
Halimi: Rama mashtron, s'bllokojmë Vetingun

Rama: Protesta e opozitës për<br />të mbrojtur gjyqtarët ‘killera‘<br />Halimi: Rama mashtron, s'bllokojmë Vetingun
TIRANË-"Opozita është kthyer në mburojë të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar".  

Kështu u shpreh sot në një aktivitet të Policisë së Shtetit mbi promovimin e figurës së femrës me uniformën e policisë, kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek protesta e opozitës që po zhvillohet prej 3 ditësh para kryeministrisë.

Pak para së të merrte pjesë në aktivtetin për Policine, Rama kishte zhvilluar në një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian z Knut Flenckestain.

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po pengon procesin e Vettingut, duke mbrojtur gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që sipas tij, mund të cilësohen si killera të veshur me toga të zeza. 

Tradhëti më vete që kriminelët që ke arrestuar me prova ti rishikosh në rrugë të ribëjnë krime në rrugë për të cilat janë dënuar më parë sepse janë më të fortë sesa ty përfaqësuesi i shtetit në gjykatë. Qindra e qindra krime të rënda janë, krime të përsëritura nga kriminelë të arrestuar nga Policia e Shtetit e të liruar në sallë nga gjykatës së korruptuar për të cilët na duhet Vettingu. E vetmja rrugë për të çliruar popullin dhe Policinë e Shtetit si forca që mbron popullin nga krimi e prishësit e rendit e qeteëisë nga kthetrat e këtyre killerave që sot mbrohen nga bojkoti i Parlamentit”.
 
Sipas kryeministrit, bojkoti i parlamentit nga opozita është i qëllimshëm. Rama thekson se, agoninë e ‘killerave’ po e zgjat vetëm bojkoti i parlamentit që po i bën opozita.

Sot mbrohen nga bojkoti i parlamentit, orët e tyre janë të numëruara dhe agoninë e tyre në detyrë e zgjat vetëm bojkoti i parlamenti sepse sipas kalendarit të reformës duhet të fillonin tani procedurat për ngritjen e komisioneve për institucionet që do të bëjnë Vetingun dhe do të pastrojnë pallatin e drejtësisë nga gjykatësit që nxjerrin nga duart e policisë, kriminelë, vrasës, trafikantë. Është shumë kollaj të flasësh për gratë e dhunuara, shumë kollaj të flasësh për krimin e drogën e dreqin e shejtanin kur nuk thua asnjë fjalë, kur nuk thua asnjë fjalë por përkundrazi i bëhesh mburojë gjykatësve dhe prokurorëve që pa asnjë problem u kthejnë në shtëpi grave dhunuesit, vajzave të përdhunuara ua lëshojnë përdhunuesit që përdhunojnë të tjera vajza dhe gra.
Kështu si mundet këta gjykatës të gjykojnë sot, sot, pas dy muajsh, kur populli shqiptar  ka një kushtetutë që i jep mundësinë të pastrojë tani, si mund të braktisim tani këtë front kur mund të bëjmë drejtësi, dhe i thërrasin popullit hajde na mbroni ne dhe mbroni këta gjykatës e prokurorë nga Vetingu
”.

Në fjalimin e tij ku shumicën ia dedikoi protestës së PD, Kryeministri theksoi se e respekton qytetarin protestues, por jo organizatorët e protestës.
Respekt dhe i sinqertë për çdo njeri të zakonshëm që proteston, por jo për organizatorët e një proteste që bojkotin e parlamentit e ka instrument për të bllokuar Vetingun”.

Sipas kryeministrit, opozita është ende në kohë të deshmojë të kundërtën.
"Të na e provojnë të kundërtën. Le të bëjnë ç’të duan, të sjellin ne komisione 3-4 njerez se aq duhen".

Në fund të fjalës, Rama theksoi se mazhoranca nuk do të ndalet në misionin e të bërit shtet dhe se reformën në drejtësi do e cojë deri ë fund.
Kanë 25 vjet që i bien me çekiç nënave dhe viktimave që i bien me çekiç kokës të gjithë atyre që shkojnë në gjykatë të marrin nga një pronë dhe e humbasin pronën për të marrë çekiçin kokës.
Ne jemi të bindur se në rrugën për të bërë shtet nuk na ndal askush, jo sepse jemi ne, por sepse kjo është një aspiratë e shqiptarëve që ka ardhur koha të realizohet dhe ne jemi instrumenti që në duart e tyre për të bërë shtetin që ka munguar në 25 vjet".

Per me shume lexo Fjala e Kryeministrit Edi Rama nëtakimin me efektivë të Policisë

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)