Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama me të njëjtën akuzë që e përsërit çdo ditë.
Pasi Rama ka publikuar pamje nga brenda COVID 4 këtë mëngjes ku tregoi se janë në dispozicion 110 shtretër, Basha në reagimin e tij vazhdon të thotë se kryeministri ka humbur kontrollin mbi pandeminë.
"Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Rama publikon video brenda COVID 4: Krejt ndryshe nga ç'thonë ata që nxisin katastrofën! Mjekja: Gati 110 shtretër! Basha: Ka humbur kontrolli mbi pandeminë, të largohet
